Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/Vitamin-C-for-Skin.jpg

A na ndihmojnë Vitamina C dhe Zinku të luftojmë Covid-in



Përballja e globit me pandeminë Covid-19 do të sillte një rritje marramendëse të kërkesës për vitaminë C dhe Zink.

Njerëzit nxituan në farmacitë më të afërta për t’u furnizuar mjaftueshëm, në rast të një kaosi apo mbylljeje të tejzgjatur.

Ajo që sot shkenca vërteton është se si vitamina C, ashtu edhe Zinku nuk na shpëtojnë nga Covid-i.

Ndonëse vitamina C dhe Zinku përdoren për të luftuar ftohjen dhe gripin, njerëzit e prekur nga koronavirusi e të izoluar në shtëpi, të cilët u morën nën vëzhgim, nuk rezultuan të kishin ndonjë përfitim prej tyre.

Rezultatet e studimit që u publikua në “JAMA Network Open” ishin tepër zhgënjyese, lidhur me optimizmin e njerëzimit ndaj vitaminës në fjalë dhe Zinkut.

Jo vetëm kaq, por madje teprica me ilaçe mund të jetë tepër e rrezikshme. Mësoni efektet anësore të Vitaminës C për të kuptuar kur është momenti që duhet të ndaloni:

Shumë vitaminë C mund të shkaktojë probleme me tretjen: Efekti anësor më i zakonshëm i marrjes së lartë të vitaminës C është shqetësimi i tretjes.

Në përgjithësi, këto efekte anësore nuk ndodhin nga ngrënia e ushqimeve që përmbajnë vitaminë C, por përkundrazi nga marrja e vitaminës në formë suplementi.

Ka shumë të ngjarë të përjetoni simptoma të problemeve të tretjes nëse konsumoni më shumë se 2,000 mg në të njëjtën kohë.

Vitamina C mund të shkaktojë mbingarkesë hekuri:
Vitamina C dihet se rrit thithjen e hekurit nga organizmi jonë. Mund të lidhet me hekurin e llojit jo-hem, i cili gjendet në ushqimet bimore.

Hekuri jo-heme nuk absorbohet nga trupi juaj me aq efikasitet sa hekuri i llojit heme, lloji i hekurit që gjendet në produktet shtazore.

Vitamina C lidhet me hekurin jo-heme, duke e bërë më të lehtë për trupin tuaj që të thithë atë.

Ky është një funksion i rëndësishëm, veçanërisht për individët që marrin pjesën më të madhe të hekurit nga ushqimet me bazë bimore.

Një studim tek të rriturit zbuloi se thithja e hekurit u rrit me 67% kur ata morën 100 mg vitaminë C me një vakt.

Sidoqoftë, individët të cilët kanë rrezik për grumbullimin e tepërt të hekurit në trup ndryshe të quajtur hemokromatoza, duhet të jenë të kujdesshëm me suplementet e vitaminës C.

Marrja e vitaminës C në doza të larta mund të çojë në krijimin e gurëve në veshka:
Teprica e vitaminës C nxirret nga trupi si oksalat, një produkt i mbeturinave trupore.

Oxalati zakonisht del nga trupi përmes urinës. Sidoqoftë, në disa rrethana, oksalati mund të lidhet me minerale dhe të formojë kristale që mund të çojnë në formimin e gurëve në veshka.

Të fundit

Rëndësia e farave të zeza kundër sëmundjeve të mushkërive

Fara e zezë është përdorur prej shekujsh si një trajtim natyral kundër një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë këtu bronkitin apo diarrenë. Disa nga vlerat e farave të zeza janë t

Aktiviteti fizik mund të ngadalësoj plakjen e sistemit nervor

Aktiviteti fizik është një mjet i shkëlqyeshëm për të qëndruar i shëndetshëm dhe për ta përmirësuar atë. Ai ndihmon për të mbajtur disponimin të lartë dhe shpesh çon në krijimin e

Nëse doni lëkurë të shëndetshme, mos e bëni më këtë gabim në dush

Pas një dite të gjatë dhe stresuese, në mbrëmje të gjithë duan të çlodhen e qetësohen për disa minuta në një dush relaksues. Por ka diçka që e bën gjithmonë sa herë që bën dush dhe

Tetë këshilla për një sistem më të fortë imunitar kur agjëroni në Ramazan

Përveç sfidës për të agjëruar për 12+ orë gjatë ditës, këtë vit, sikurse para këtij viti, myslimanët kanë sfidën e shtuar për të mbajtur sistemet e tyre imune në funksionin optimal

Si t’i parandalojmë ato alergjitë e pranverës

Alergjitë në pranverë përbëjnë shqetësim për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Shpesh krijojnë shqetësime nga më të ndryshme, të cilat pengojnë në aktivitetet e përditshm

Kakao apo kafe në mëngjes

Kakao është një nga zgjedhjet më të mira për t’u konsumuar në mëngjes. Nëse jeni në dilemë të zgjidhni mes kafes dhe kakaos, do t’ju sugjeronim kakaon. Në këtë postim do t’ju para

Info Tjera