Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/maskat-6-korrik.jpg

A rrezikohemi nga COVID-19 në distancë mbi dy metra?



A mund të përshkojë mbi dy metra në ajër koronavirusi i ri?

Kërkimet tregojnë se është e mundur, por nuk është e qartë se sa prej pandemisë është shkaktuar nga raste të tilla.

Njerëzit përhapin stërkala të përmasave të ndryshme kur kolliten, tështijnë, flasin, këndojnë, bërtasin apo thjesht marrin frymë. Koronavirusi mund të rrugëtojë së bashku me këtë masë.

Këshilla për të qëndruar të paktën dy metra larg bazohet tek ideja se sekrecionet më të mëdha bien në tokë përpara se të arrijnë më tej.

Por, disa shkencëtarë janë fokusuar tek masat më të vogla, të quajtura aerosolë.

Ato mund të qëndrojnë në ajër për minuta të tëra dhe madje orë, mund të shpërndahen në një dhomë dhe mund të grumbullohen të përqëndruara nëse mjedisi nuk ka qarkullim të mirë ajri, duke krijuar kështu rrezikun e infektimit nëpërmjet thithjes në mushkëri.

Për aerosolët, “dy metra nuk është distanca magjike” dhe ruajtja e një distance edhe më të madhe është më mirë, thotë Linsey Marr, e cila studjon transmetimin në rrugët ajrore të sëmundjeve infektive në Universitetin Virginia Tech, në Blaksburg, Virxhinia.

Disa shkencëtarë thonë se ekzistojnë prova të majftueshme për aerosolët dhe virusin, që të ndërmerren masa mbrojtëse.

Krahas këshillave të zakonshme, ata theksojnë nevojën për ventilim dhe sisteme pastrimi të ajrit në mjediset e brendshme.

Madje është edhe më mirë, thonë ata, nëse ndërveprojmë me të tjerët në mjedise të jashtme./VOA

Të fundit

Eksperti amerikan: Po vjen koha më e errët e pandemisë së COVID-19!

SHBA-të, jo vetëm që kanë më së shumti raste të infeksionit me koronavirus në botë, por gjithashtu zënë vendin e parë për nga numri i vdekjeve të lidhura me virusin e rrezikshëm. Por nj

Si ta ndaloni gërhitjen me mënyra natyrale

Ekspertët konfirmojnë se aplikimi i disa pikave të vajit të ullirit mbi lëkurë mund ta mbrojë atë nga dëmtimet e shkaktuara prej ekspozimit të diellit. Një prej përfitimeve që vijnë ng

Shenjat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës A

Të gjitha vitaminat janë thelbësore që trupi të kryejë një sasi të jashtëzakonshme të funksioneve të përditshme. Pas shikimit të mirë, një sistemi efektiv riprodhues dhe një lëkure t

Shenjat paralajmëruese të diabetit

Diabeti është një gjendje shqetësuese, por e zakonshme mjekësore. Nëse keni diabet, duhet të menaxhoni sheqernat në gjak dhe t’i monitoroni rregullisht për t’u siguruar që janë brenda n

Mijëra vaksina gati për t’u shpërndarë kundër virusit

Mijëra doza të vaksinës kundër koronavirusit po prodhohen në Belgjikë dhe kjo është ajo që bota po pret me padurim. DailyMail ka publikuar foto ku gjigandi i ilaçeve Pfizer po prodhon ‘dis

Pse disa njerëzve iu duhet kohë e gjatë për t’u rikuperuar nga COVID-19?

Njerëzit që infektohen me virusin SARS-CoV-2 dhe zhvillojnë sëmundjen e COVID-19 mund të shërohen mesatarisht pas dy javësh nga paraqitja e parë e simptomave. Për disa raste më të rënda t

Info Tjera