Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/walking-scaled-e1594313201319.jpg

Aktiviteti fizik mund të ngadalësoj plakjen e sistemit nervor



Aktiviteti fizik është një mjet i shkëlqyeshëm për të qëndruar i shëndetshëm dhe për ta përmirësuar atë.

Ai ndihmon për të mbajtur disponimin të lartë dhe shpesh çon në krijimin e marrëdhënieve të reja njerëzore, prandaj është një mjet i vlefshëm për stimulimin e trupit dhe trurit, duke ngadalësuar kështu plakjen fizike dhe mendore.

Ekzistenca e një lidhjeje të ngushtë midis mirëqenies së organizmit dhe asaj të trurit është konfirmuar kohët e fundit nga një studim i botuar në revistën ”Gerontology”, i kryer nga një grup studiuesish nga “King’s College” në Londër.

Studimi monitoroi në disa raste dhe për dhjetë vjet rresht, shëndetin fizik dhe mendor të 324 çifteve binjakësh, duke filluar nga mosha nga 43 në 73 vjeç, shkruan KP.

Ekspertët vlerësuan shpejtësinë e plakjes në lidhje me forcën dhe fuqinë muskulore të këmbëve të secilit subjekt.

Nga monitorimi doli se, gjatë dhjetë viteve, ata që kishin formë më të mirë fizike dhe forcë muskulore në gjymtyrët e poshtme që nga fillimi i studimit gjithashtu kishin një plakje më të përmbajtur të trurit.

Ushtrimet e vazhdueshme dhe të rregullta mund të jetë mënyra më e lehtë për të jetuar më mirë dhe më gjatë.

Të fundit

Zbuloni çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane për zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës. Në krahasim me indeksin e masë

Qumështi apo kosi, cili është më i mirë për mëngjes?

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një n

Balsami i mrekullueshëm për shëndetin dhe gjithë organizmin

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo

Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash ushqyese

Shpeshherë janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fru

Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil me limon

Çaji jeshil me lëng limoni është një pije qetësuese që mund ta shijoni në çdo kohë të ditës. Ky lëng është gjithashtu shumë ushqyes dhe hulumtimet kanë zbuluar se shoqërohet me një

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Info Tjera