Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/coronavirus-covid-19-1-810x524-1.jpg

Anti-trupat nuk garantojnë mbrojtje totale ndaj Covid-19



Një studim i ri ka zbuluar se niveli i anti-trupave mbrojtës zbehet mjaft shpejt tek ata persona që janë infektuar me Covid-19.

Sipas zbulimeve të “Imperial College London”, ka një rënie me 26% të numrit të personave ku u gjetën anti-trupa pas infektimit me Covid-19.

Në krahasim është marrë periudha midis Qershorit dhe Shtatorit.

Studiuesit thonë se imuniteti mbrojtës tek njerëzit po humbet.

Fakti që ata e kanë kaluar një herë Covid-19, nuk do të thotë që nuk janë të rrezikuar të infektohen sërish. Madje disa herë.

Më shumë se 350 mijë persona në Angli morën pjesë në këtë studim.

Në raundin e parë të testimit, në fund të muajit Qershor u zbuluan 60 persona në 1 mijë vetë që kishin anti-trupa.

Por brenda një kohe të shkurtër, në fund të Shtatorit, vetëm 44 persona kishin anti-trupa në mesin e 1 mijë vetëve.

Kjo tregon një rënie më shumë se ¼.

Rënia më e madhe e numrit ishte tek personat mbi 65 vjeç, krahasuar me grupmoshat më të reja dhe me ata pa simptoma.

Të fundit

Humbni kilogram duke konsumuar dardha

Dardha është e dobishme për rënien nga pesha sepse përmban shumë fibër, ka pak kalori, përmban shumë ujë dhe përmirëson tretjen. Dardhat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe fi

10 sëmundje që i shëron arra

Fruti i arrës përmban deri në 60% yndyrë. Gjithashtu përmban karbohidrate, albumin, fosfor, kalium, kalcium etj. Është i pasur gjithashtu me vitaminat C, B, P, A, vaj eterik dhe lëndë ngjyros

Ngrënia e pemëve dhe perimeve gjithsesi është e shëndetshme, mirëpo në kohë të caktuar të ditës!

Disa artikuj ushqimorë duhet shmangur në mëngjes, para së gjithash, pemët dhe perimet e freskëta, të cilat janë vështirë të tretshme në fillim të ditës, por as jogurti nuk arrin “t’i

Si do të jetë jeta pas shërimit nga Covid-19?

Shërimi nga koronavirusi është një sfidë komplekse, por edhe muajt pas trajtimit në spital janë të rëndë për trupin, psikikën dhe financat. Momenti i daljes nga spitali i pacientëve që k

Mësoni arsyet kryesore që ju shkaktojnë rënien e flokëve

Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave. MedikamentetShumë medikamente si

Bill Gates i sigurt për suksesin e vaksinave anti-COVID

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, beson se “pothuajse të gjitha” vaksinat COVID-19 do të funksionojnë dhe atë mirë, tha ai në një intervistë me Fareed Zakaria të CNN. Tashmë, va

Info Tjera