Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/arraa.jpg

Arrat e njoma, ushqimi i mrekullueshëm i jetëgjatësisë



Momentet e fëmijërisë të kaluara tek gjyshja ose të afërmit në fshat mbeten më mbresëlënëset. Pjesë e këtyre momenteve janë padyshim pemët. E mbani mend shijen e mrekullueshme të arrave të njoma dhe gjurmët e lagështa që na linin nëpër gishta? Këto arra të shijshme mund të ruhen gjatë gjithë vitit, disa i ngrijnë e disa i ruajnë kryesisht në formën e glikosë.

Kujtimet mund të fashiten por shija e arrave të njoma jo, ndonëse tani jemi më shumë të mësuar me shijen e arrave të thata. Me një kërcitje të vetme, arrat shpalosin vlera dhe fantazi. Ato mund t’i hamë siç janë, t’i hedhim në sallatë ose t’i gatuajmë në ëmbëlsira. Arrat e njoma nga ana tjetër kanë një shije të pakrahasueshme dhe të rrallë. Ato janë kremoze, kanë një ngjashmëri me arrën e kokosit por me një aromë unike të lehtë prej arrori.

Për më tepër, këto arra janë më të mbushura dhe më të ëmbla se varianti i tyre i thatë. Në mjekësinë popullore, arrat e njoma përbëjnë një zgjidhje të rëndësishme kundër disa sëmundjeve. Të thatat por edhe të njomat janë plot me vlera shëndetsore. Ato janë të pasura me acidet yndyrore omega-3 dhe një burim i pakonkurueshëm i acideve yndyrore mono-të-pangopura (72%) siç është acidi oleik. Ngrënia e arrave ul kolesterolin e keq dhe rrit atë të mirin.

Konsumi ditor prej 25 gramë plotëson 90 përqind të dozës së rekomanduar ditore të këtyre acideve që mjaftojnë për pakësimin e gjasave të shfaqjes së tensionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve të zemrës. Nga ana tjetër, arrat fuqizojnë shtyllat e organizmit tonë siç janë kockat. Arrat shumëfishojnë përthithjen dhe depozitimin e kalciumit dhe pakësojnë nxjerrjen e këtij minerali jashtë organizmit.

Një tjetër vlerë e shtuar e konsumit të arrave qëndron në përmirësimin e metabolizmit. Arrat ofrojnë minerale si mangani, bakri, kaliumi, kalciumi, hekuri, magnezi, zinku dhe seleniumi. Këto minerale kontribuojnë në mirëqenien e metabolizmit, rritjen dhe zhvillimin, fertilitetin tek meshkujt, tretjen dhe sintetizimin e acidit nukleik. Arrat janë një burim i pasur antioksidantësh dhe yndyrnash të shëndetshme. Ato pakësojnë faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, gjithnjë nëse janë pjesë e një stili të shëndetshëm jetese.

Shumë studime me subjekt njerëzit tregojnë se ngrënia e arrave përmirëson funksionet e trurit, lufton depresionin dhe frenon problemet mendore si pasojë e moshës. Thënë shkurt, arrat janë një ushqim fantastik i jetëgjatësisë. Çuditërisht, arrat janë një burim i lartë i melatoninës, një ushqyes i lidhur fort me gjumin. Thënë ndryshe, pa melatoninën nuk ka gjumë. Rrjedhimisht ngrënia e arrës luan një rol në qetësimin gjatë ditës dhe në gjumin e mirë dhe të qetë gjatë natës.

Arrat përmbajnë acide esenciale yndyrore siç është edhe acidi alfa linolenik, përbërësit e të cilit janë të lidhur me fortësinë dhe shëndetin e kockave. Falë arrave, ne furnizohemi me acidet yndyrore omega 3, nëpërmjet të cilave luftojmë inflamacionin dhe kemi kocka të forta për një periudhë të gjatë./AgroWeb

Të fundit

Zgjidhja ideale për ta zëvendësuar kafenë

Pa një filxhan kafe në ditë nuk bëjmë dot, dhe dita-ditës po shtohen pretendimet se kafeja nxit ankthin dhe stresin tek disa njerëz. Ekspertët kanë përpiluar një listë me produktet që kan

Seksi dhe shtatzënia, 8 faktet që duhet të dijë çdo çift

Marrëdhënia seksuale në shtatzani nuk do të jetë njësoj si më parë dhe kjo pasi shpesh partnerët kanë frikë mos dëmtojnë fetusin. Dhe në lidhje me këtë ka disa fakte që duhet të dini

Ky çaj do iu mbroj nga shumë sëmundje

Ky çaj me gjethe ulliri njihet ndryshe si sekreti i jetëgjatësisë së mesdhetarëve dhe është një ndër pijet më të lashta në historinë e njerëzimit. Çaji me gjethe ulliri është një al

Anti-trupat nuk garantojnë mbrojtje totale ndaj Covid-19

Një studim i ri ka zbuluar se niveli i anti-trupave mbrojtës zbehet mjaft shpejt tek ata persona që janë infektuar me Covid-19. Sipas zbulimeve të “Imperial College London”, ka një rënie me

Studimi që zbulon se si përhapet Koronavirusi

Shumica e njerëzve që rezultojnë pozitivë për shtunë tamponë nuk infektojnë askënd. Duket e bujshme, por është rezultat i studimit të botuar nga revista “Science”. Hulumtimi i kryer n

Kompania farmaceutike do të shesë teste 12-minutëshe për COVID-19

Kompania britanike farmaceutike Boots ka bërë të ditur se planifikon që gjatë javëve të ardhshme në lokalet e saj të ofrojnë test 12-minutësh për koronavirusin e ri (COVID-19). Tampon test

Info Tjera