Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/mengjesi.jpg

Bëhuni gati të nisni ditën pa stres



Stresi në kohët e sotme është padyshim një nga problemet më të shpeshta tek njerëzit.

Pak kohë më parë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi se pandemia e COVID-19 po rrit nivelet e stresit në mbarë globin me ritme shumë të shpejta.

Stresi përshkruhet si një gjendje e rënduar mendore ose emocionale që shkaktohet nga rrethana të caktuara armiqësore.

Për të gjithë ne është shumë e rëndësishme, që të mësojmë hapa të vegjël por domethënës në menaxhimin e stresit por edhe në nisjen e ditës pa stres.

Niseni ditën pa celular – Ekspertët thonë se kur të zgjoheni, duhet t’i jepni vetes pesë minuta, pa prekur telefonin ose pajisje të tjera që përdorni.

Në këto pesë minuta të para të zgjimit mund të riorganizoni mendimet, planin tuaj të ditës, veshjen, të meditoni, të jeni mirënjohës por edhe të ndërgjegjshëm por edhe të planifikoni të bëni dicka për veten.

Pini një gotë ujë me limon -Uji me limon, dhe jo kafe, në mëngjes është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur ditën plot me ushqyes dhe vitamina.

Limonët janë edhe një burim i shkëlqyer i vitaminës C, polifenolëve, antioksidantëve e të tjerë.

Pirja e një gote me ujë në mëngjes ka efekt hidratues pas një nate në gjumë dhe zbut urinë.

Trupi furnizohet me ushqyesit e nevojshëm që e pastrojnë dhe e hidratojnë që në fillim.

Dush me ujë të ftohtë- Dushi i ftohtë ofron shumë përfitime për shëndetin dhe sidomos në shmangien e mendimeve të këqija dhe stresit që në mëngjes.

Mjafton një ekspozim prej 30 sekondash ndaj ujit të ftohtë dhe të gjitha proceset natyrale të trupit, përfshirë edhe reagimi ndaj stresit, do të jenë në formën më të mirë.

Rregulloni Shtratin – Sipas ekspertëve, nëse dëshiron të ndryshosh botën, nise duke rregulluar shtratin.

Këtë e bëjnë edhe liderët më të suksesshëm të botës.

Tingëllon një detyrë e thjeshtë dhe e rëndomtë, por në aspektin psikologjik ka shumë vlerë.

Jo vetëm që do të ndiheni se keni arritur dicka por në fund të ditës do ju shijojë shumë pushimi në një shtrat të pastër e të rregullt. 

Të fundit

Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë

Ajri i ndotur është rikthyer, kjo vërehet dukshëm edhe në kryeqytet. Në kohën kur Kosova po përballet me shtim rastesh me koronavirus, një tjetër problem po shtohet. Sipas Indeksit të Cilë

Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin e vaksinës anti-COVID 19

Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin e testimit në Shtetet e Bashkuara të vaksinave të tyre për COVID-19. Testimi i vaksinës së kompanisë AstraZeneca ishte ndërprerë q

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini më pak se 6 orë

A jeni nga ata njerëz që fle disa orë? A nuk i plotësoni 8 orët e kërkuara? A ju pëlqen të kaloni natën, por edhe zgjoheni në mëngjes, kështu që vendosni të “sakrifikoni” edhe disa o

Vaksina e Oksfordit ka filluar të jap rezultate

Bota ka filluar t’i presë rezultatet e para të vaksinës kundër koronavirusit. Nëse efikasiteti i kësaj vaksine është pozitiv, atëherë ajo do të shpërndahet në mbarë Evropën dhe botën

FDA autorizon Remdesivirin kundër COVID-19

Agjencia amerikane e Barnave (FDA) i dha dje autorizimin e plotë ilaçit antiviral Remdesivir për pacientët e shtruar me COVID-19, duke konfirmuar autorizimin me kusht të dhënë në maj, njoftoi

Hani gjashtë bajame në ditë dhe shihni përfitimet

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të s

Info Tjera