Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/vitamin-d-e1599480093337.jpg

Benefitet e Vitaminës D në trurin e njeriut



Një studimi kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, sugjeron se mirëmbajtja e niveleve të Vitaminës D ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë.

I njëjti rekomandim vjen edhe nga një studim tjetër nga Universiteti Mjekësor i Nju Xhersit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas këtyre studimeve, Vitamina D luan një rol të jashtëzakonshëm mbrojtës për trurin.

Të dhëna të tjera shtesë nga Universiteti i Mastrihtit në Holandë sugjeron se njerëzit që janë diagnostikuar me sëmundjen e sklerozës së shumëfishtë duhet të konsumojnë Vitaminë D.

Sipas tyre, Vitamina D arrin të pakësojë frekuencën dhe ashpërsinë e simptomave të sëmundjes.

Çfarë ndodh në organizëm kur njeriu preket nga skleroza e shumëfishtë?

Kur një person preket nga skleroza e shumëfishtë, sistemi imunitar hidhet në sulm.

Shënjestra e këtij sulmi është shtresa mbrojtëse e qelizave nervore.

Mungesa e kësaj shtrese të njohur si mielina i dëmton ndjeshëm nervat.

Ky dëmtim nervor ndikon në tru, shtyllën kurrizore dhe nervat optikë të syve.

Njeriu përballet me probleme me shikimin, ekuilibrin, kontrollin e muskujve dhe funksione të tjera bazë.

Përse duhet Vitamina D?
Së pari, Vitamina D ka një rol shumë pozitiv në sistemin imunitar.

Drita e diellit është burimi më efikas i organizmit për të marrë vitaminë D.

Kjo shpjegon shumë përse skleroza e shumëfishtë vërehet tek komunitetet që jetojnë në vende larg ekuatorit.

Të dhënat shkencore konfirmojnë se të rriturit nga mosha 19 deri në 70 vjeç kanë nevojë për 600 njësi të vitaminës D në ditë.

Pas moshës 71 vjeçare, doza e vitaminës D duhet të rritet në mbi 800 njësi.

Nëse jeni të diagnostikuar me mungesë të vitaminës D, atëherë duhet të siguroheni që do të merrni deri në 50,000 njësi të vitaminës në javë për deri 3 muaj.

Ekspertët paralajmërojnë kujdes në lidhje me doza të larta të vitaminës D që mund të shkaktojë toksicitet në organizëm.

Nëse e teproni me vitaminën D do të vuani nga marramendjet, të përzierat dhe konstipacioni.

Simptoma të tjera përfshijnë mungesën e oreksit, plogështinë dhe rënie në peshë.

Për më tepër, ky toksicitet rrit nivelet e kalciumit në organizëm.

Një gjë e tillë çon më pas në shfaqjen e gurëve në veshka.

Të fundit

10 këshilla efektive për tu ngritur herët në mëngjes

Disa njerëz e kanë tepër të vështirë të çohen herët në mëngjes, sidomos ata që pëlqejnë të qëndrojnë zgjuar deri vonë në fundjavat e tyre dembele. Disa thonë se është e pamundur

Njihuni me arsyet pse ju bien flokët

Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave. Megjithatë, në këtë artikull d

Përfitimet shëndetësore nga Ramazani

Agjërimi sjell shumë dobi për trupin e njeriut. Agjërimi është një vepër që ka shumë dobi si nga ana shpirtërore ashtu edhe nga ana shëndetësore. Në këtë shkrim do të përpiqemi të p

Pse konsumimi i të njëjtit mëngjes çdo ditë mund të jetë gjëja më e mirë për shëndetin tuaj

“Një mollë në ditë e mban mjekun larg“, thonë doktorët. Por, çfarë ndodh me një pjatë vezë ose një filxhan kos si mëngjesi juaj çdo ditë? Edhe pse i njëjti mëgjes mund të duket i

Xhelozia toksike dhe e keqe

Në doza shumë të vogla, xhelozia mund të jetë e shëndetshme për një marrëdhënie. Ajo mund të të motivojë të jesh një partner më i mirë dhe të jesh detektor për disa marrëdhënie

Para se të nisni plazhin, zhdukni celulitin me këto 2 receta

Celuliti shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve. Celuliti është një nga problemet më shqetësuese tek femrat. Ai nuk është i lidhur gjithmonë me peshë

Info Tjera