Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/Benefits-Of-Ginger-Tea-700x400-1.jpg

Çaji i zjarrtë që djeg yndyrnat



Nëse i keni vënë mision vetes të keni një trup në formë të shëndetshme, atëherë ju rekomandojmë që në ushqimin tuaj të përfshini edhe një pije të ngrohtë me kanellë, xhenxhefil dhe mjaltë. Kjo pije njihet ndryshe si Pija e Zjarrit.

Studimet kanë konfirmuar se erëzat si kanella, xhenxhefili dhe arrëmyshku ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur më shpejt dhe të ndiheni sikur keni ngrënë një ëmbëlsirë.

Në këtë mënyrë, do të keni më pak neps. Konsumi i kanellës rregullon nivelin e sheqerit në gjak, përmirëson shëndetin e zemrës dhe funksionin e trurit.

Xhenxhefili është nga ato ushqime efikase për një trup në formë, duke qenë se përmirëson tretjen dhe ju ndihmon të mbani peshën trupore nën kontroll.

Sipas studimeve, njerëzit që konsumojnë një pije të nxehtë me xhenxhefil pas një vakti, ndihen më të ngopur.

Pija e Zjarrit është shumë e mirë edhe për të qetësuar dhimbjet e stomakut. Ajo përmban edhe mjaltë ndaj rekomandohet kundër kollës gjithashtu.

E mira e kësaj pijeje është se përgatitet shumë lehtë.

Përgatitja e çajit
Merrni një shkop kanelle. Futeni shkopin në një çajnik me një gotë ujë.

Qëroni një copë xhenxhefili rreth 2 cm, priteni në feta dhe shtojeni në çajnik.

Zieni shkopinjtë e kanellës dhe xhenxhefilin për 20 minuta.

Kullojeni dhe më pas shtoni mjaltin për një ëmbëlsi natyrale. Mjalti nuk duhet hedhur në ujë të nxehtë sepse humbet një pjesë të konsiderueshme të ushqyesve.

Ju mund të zieni sasi të mëdha të këtij çaji dhe ta mbani në frigorifer në kavanozë qelqi që ta pini gjatë javës.

Përdorni 3-4 shkopinj kanelle nëse planifikoni të përgatisni çaj për gjithë javën.

Nëse dëshironi, çajin e ruajtur në frigorifer mund ta ngrohni sërish ose ta konsumoni të ftohtë pas ushqimit.

Kombinimi i këtyre tre përbërësve do ndezë zjarrin brenda jush, thonë ekspertët duke lavdëruar shijen e ëmbël dhe pikante të çajit.

Të fundit

10 këshilla efektive për tu ngritur herët në mëngjes

Disa njerëz e kanë tepër të vështirë të çohen herët në mëngjes, sidomos ata që pëlqejnë të qëndrojnë zgjuar deri vonë në fundjavat e tyre dembele. Disa thonë se është e pamundur

Njihuni me arsyet pse ju bien flokët

Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave. Megjithatë, në këtë artikull d

Përfitimet shëndetësore nga Ramazani

Agjërimi sjell shumë dobi për trupin e njeriut. Agjërimi është një vepër që ka shumë dobi si nga ana shpirtërore ashtu edhe nga ana shëndetësore. Në këtë shkrim do të përpiqemi të p

Pse konsumimi i të njëjtit mëngjes çdo ditë mund të jetë gjëja më e mirë për shëndetin tuaj

“Një mollë në ditë e mban mjekun larg“, thonë doktorët. Por, çfarë ndodh me një pjatë vezë ose një filxhan kos si mëngjesi juaj çdo ditë? Edhe pse i njëjti mëgjes mund të duket i

Xhelozia toksike dhe e keqe

Në doza shumë të vogla, xhelozia mund të jetë e shëndetshme për një marrëdhënie. Ajo mund të të motivojë të jesh një partner më i mirë dhe të jesh detektor për disa marrëdhënie

Para se të nisni plazhin, zhdukni celulitin me këto 2 receta

Celuliti shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve. Celuliti është një nga problemet më shqetësuese tek femrat. Ai nuk është i lidhur gjithmonë me peshë

Info Tjera