Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Mask.png.jpg

Çfarë duhet të dini nëse e përdorni maskën në ditët me shi?



Shkencëtarët paralajmërojnë se njerëzit nuk duhet të mbajnë maska në fytyrë nëse i kanë të lagura, pasi zvogëlon efektivitetin e saj.

Pas ngjarjeve të fundit, ku është këshilluar vazhdimisht mbajtja e maskës, Tim Spector, profesor i epidemiologjisë gjenetike në Kolegjin “King’s në Londër ka deklaruar se tani është më e dobishme se kurrë të jepen këshilla të qarta për publikun.

“Maska duhet të ndryshohet rregullisht dhe kjo është më tepër e rëndësishme kur moti është i lagësht” -shpjegoi ai.

Maskat kirurgjikale, të cilat i mbajnë shumë njerëz, janë veçanërisht të ndjeshme ndaj motit të keq. Paul Hunter, një ekspert i sëmundjeve infektive dhe profesor në Mjekësi në universitetin e Anglisë Lindore, tha se në thelb ato janë të bëra nga letra.

Në qendër të maskave është një material që është më i mirë në izolimin e viruseve, shpjegoi ai, por nëse kjo laget, dëmtohet ose zhvendoset, maska bëhet “e padobishme”.

“Një rregull i përgjithshëm është se ato duhet të zëvendësohen pas tre orësh”, tha Hunter.

Maska të tjera të tilla si maska N95, si dhe maskat prej cope janë gjithashtu më delikate në mot të lagësht.

Udhëzimet qeveritare shprehen se një person duhet të ndryshojë maskën e tij “nëse është e lagësht ose nëse e keni prekur atë”.

Udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për maskat e fytyrës gjithashtu i nxisin njerëzit të “zëvendësojnë maskat sa më shpejt që munden nëse ato lagen”.

Sipas ekspertëve është më mirë të marrësh me vete disa maska rezervë për çdo rast. / Huffpost, Gazeta “Si”

Të fundit

Si ta ndaloni gërhitjen me mënyra natyrale

Ekspertët konfirmojnë se aplikimi i disa pikave të vajit të ullirit mbi lëkurë mund ta mbrojë atë nga dëmtimet e shkaktuara prej ekspozimit të diellit. Një prej përfitimeve që vijnë ng

Shenjat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës A

Të gjitha vitaminat janë thelbësore që trupi të kryejë një sasi të jashtëzakonshme të funksioneve të përditshme. Pas shikimit të mirë, një sistemi efektiv riprodhues dhe një lëkure t

Shenjat paralajmëruese të diabetit

Diabeti është një gjendje shqetësuese, por e zakonshme mjekësore. Nëse keni diabet, duhet të menaxhoni sheqernat në gjak dhe t’i monitoroni rregullisht për t’u siguruar që janë brenda n

Mijëra vaksina gati për t’u shpërndarë kundër virusit

Mijëra doza të vaksinës kundër koronavirusit po prodhohen në Belgjikë dhe kjo është ajo që bota po pret me padurim. DailyMail ka publikuar foto ku gjigandi i ilaçeve Pfizer po prodhon ‘dis

Pse disa njerëzve iu duhet kohë e gjatë për t’u rikuperuar nga COVID-19?

Njerëzit që infektohen me virusin SARS-CoV-2 dhe zhvillojnë sëmundjen e COVID-19 mund të shërohen mesatarisht pas dy javësh nga paraqitja e parë e simptomave. Për disa raste më të rënda t

Pse disa prej ideve tona më të mira lindin në dush

Keni menduar ndonjëherë pse disa nga idetë tuaja më të mira duket se vijnë në momente të papritura, për shembull, ndërsa jeni në dush? Kreativiteti, megjithëse në dukje është një aktiv

Info Tjera