Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/Vaccine-4.jpg

Çfarë është vaksina e Oksfordit dhe si funksionon ajo



Një vaksinë kundër COVID-19 nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike AstraZeneca është aprovuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar nga rregullatori, Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA).

Kështu, sipas BBC, përcjell Telegrafi, Qeveria britanike ka porositur 100 milionë doza të vaksinës – miratimi i së cilës ndjek shpërndarjen e vaksinës Pfizer, e cila ishte e para që u miratua.

Çfarë është vaksina e Oksfordit dhe si funksionon?

Sipas BBC, ajo është bërë nga një version i dobësuar i një virusi të zakonshëm të ftohjes (i njohur si adenovirus) nga shimpanzetë. Ai është modifikuar që të duket më shumë si coronavirus – edhe pse nuk mund të shkaktojë sëmundje.

Kur vaksina injektohet tek një pacient, ajo e shtyn sistemin imunitar të fillojë të prodhojë antitrupa dhe e kryen atë për të sulmuar çdo infeksion të coronavirusit.

Po sipas BBC, hulumtimet kanë treguar se është shumë efektive.

Ndryshe nga vaksina e Pfizer – e cila duhet të mbahet në një temperaturë jashtëzakonisht të ftohtë (-70C) – vaksina e Oksfordit mund të ruhet në një frigorifer normal. Kjo e bën shumë më të lehtë shpërndarjen.

Si është prodhuar vaksina kaq shpejt?

Studiuesit e Universitetit të Oksfordit kishin bërë shumë punë para vitit 2020 në zhvillimin e një vaksine e cila mund të përshtatet për të trajtuar sëmundje të ndryshme.

Kjo do të thoshte se “shumë gjëra” ishin tashmë në vend dhe shkencëtarët nuk po fillonin nga e para.

Vaksina ka kaluar të gjitha fazat e zakonshme të hulumtimit, edhe pse për shpejtësi këto janë mbivendosur kur zakonisht ndodhin njëra pas tjetrës.

Sa efektive është vaksina e Oksfordit?

Vaksina e Oxford-AstraZeneca është treguar e sigurt dhe se provokon një përgjigje imune tek njerëzit e të gjitha moshave, përfshirë ata mbi moshën 55 vjeç.

Ndryshe nga Pfizer, që tha se vaksina e saj ishte 90% efektive, Oxford-AstraZeneca paraqiti tre shifra të ndryshme:

Në përgjithësi, vaksina u gjet të ishte 70% efektive.

Për shumicën e njerëzve në teste që morën dy doza të plota, shifra ishte 62%.

Sidoqoftë, për një grup të vogël që mori një gjysmë doze dhe më pas një dozë të plotë, kjo shifër ishte 90%. Ende nuk është e qartë pse rezultatet ishin më të mira për këtë grup.

A është vaksina e Oksfordit aq e mirë sa e Pfizer?

Sipas BBC, është e rëndësishme të mbani mend edhe shifra më e ulët prej 62% është një rezultat më i mirë se i vaksinës më të mirë të gripit, e cila është rreth 50% efektive.

Dhe askush që mori vaksinën nuk u shtrua në spital ose u sëmur rëndë për shkak të COVID-19.

Për sa kohë jeni të mbrojtur nga COVID-19?

Ashtu si me të gjitha vaksinat që po zhvillohen kundër coronavirusit, ne nuk e dimë akoma.

Mund të ndodhë që njerëzit kanë nevojë për vaksinime vjetore, siç ndodh me gripin e zakonshëm.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Zvogëloni sëmundjet e zemrës me një gotë qumësht

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse

Sëmundjet që fshihen në pëllëmbën e dorës

Ndodh shpesh që të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe

Si mund ta largoni peshën e tepërt në formë natyrale

Dhjamosja e mëlçisë është një problem shëndetësor që ka të bëjë me akumulimin e sasive të mëdha të triglicerideve të yndyrës në qelizat e këtij organi. Mëlçia është e rëndësis

Info Tjera