Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/shegalenguss1.jpg

Çfarë i ndodh organizmit nëse hani shegë në mëngjes



Shega është një nga ushqimet më të shëndetshme për organizmin.

Antioksidantët tek shega mbrojnë shëndetin e zemrës dhe luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë dëmtim të rëndë qelizor.

Shega është një frut që rekomandohet për uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit të keq.

Ajo gjithashtu parandalon sëmundjet si anemia.

Shega ndihmon të mbani nën kontroll problemet e moshës siç janë rrudhat dhe u jep njerëzve një lëkurë mjaft rinore plot shkëlqim.

Ky frut i parajsës lufton simptomat e depresionit sidomos tek gratë.

Nga ana tjetër, shega ndihmon me tretjen.

Ajo e mban sistemin tretës të shëndetshëm për shkak të nivelit të lartë të fibrave.

Ngrënia e një shege çdo ditë është alternative e duhur për të marrë fibër sepse një frut plotëson 45% të dozës së rekomanduar ditore.

Shumë njerëz e hanë shegën me stomak bosh megjithatë organizmi i çdo individi është krejt unik.

Në stomak gjenden miliarda mikroorganizma.

Numri dhe lloji i tyre është në varësi jo vetëm të organizmit por edhe ndërveprimit me ushqimet.

Për më tepër, stili i ushqyerjes, shëndeti, metabolizmi e të tjerë kanë një rol ndikues në përthithjen e vlerave të shegës.

Ky rregull vlen sidomos për rastet kur ajo konsumohet me stomak bosh.

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që e hanë shegën me stomak bosh duhet të tregohen vigjilentë ndaj efekteve të mundshme anësore.

Vigjilenca është e nevojshme sepse efektet anësore mund të shfaqen dy deri në tre ditë pas ngrënies.

Për këtë arsye, rekomandohet që njerëzit që duan ta hanë shegën me stomak bosh duhet ta nisin këtë traditë me hapa të ngadaltë.

Shega si edhe shumë fruta të tjera përmbajnë shumë sheqer.

Për pasojë, diabetikët duhet të tregojnë shumë kujdes me shegën dhe sasinë e konsumuar.

Të fundit

Si të ulni nivelet e larta të yndyrnave në gjak

Trigliceridet janë një tip yndyre që gjendet në gjak. Ato i duhen trupit për energji. Por duhet të keni kujdes me nivelet e larta të tyre. Nëse nuk janë në nivelet e duhura, mund të shkakto

Pse duhet të hani një hudhër çdo mbrëmje para gjumit

Hudhra ka përfitime të jashtëzakonshme. Ajo është konsideruar si një pikë referimi kur bëhet fjalë për antibakterialë natyralë. Gjithashtu ka një përfitim tjetër të rëndësishëm dhe

Shtatë arsye pse është e mirë djersitja për shëndetin!

Pavarësisht nëse djersiteni në palestër ose thjesht sepse po ecni, kjo mund të nënkuptojë t’i jepni trupit tuaj një hov për shëndetin Këtu janë shtatë arsye që ekspertët i konsiderojn

Çfarë duhet të bëni nëse zgjoheni me dhimbje mesi

Të paktën 80 përqind e njerëzve e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen e mesit me të gjithë intensitetin e saj. Dhimbja e mesit dhe e shpinës është një shenjë paralajmëruese për ano

Ushqimet e shëndetshme luajnë një rol jetësor në luftimin e koronavirusit

Numri i rasteve të reja vazhdon të rritet në të gjithë botën dhe është thelbësore të përcaktohen mënyrat për të luftuar epideminë. Sistemi imunitar mbron strehuesin nga organizmat patog

Këto janë pesë arsyet pse duart e tua janë gjithmonë të ftohta

Te disa njerëz, ulja e temperaturave nuk është e vetmja gjë që i shkakton duart e ftohta, pasi ashtu gjatë gjithë vitit duart e tyre qëndrojnë. Duart gjithmonë të ftohta, vijnë si pasojë

Info Tjera