Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/makarona-2-750x500-1.jpg

Çfarë pëson organizmi juaj nëse hani shpejtë?



Ngrënia me shpejtësi është e gabuar dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe hemoragjisë cerebrale, shkruan “AgroWeb”.

Ky është konkluzioni i një studimi të kryer në Japoni, transmeton lajmi.net.

Gjetjet e studimit u publikuan në revistën Scientific Sessions në vitin 2017.

Studimi zbuloi se babëzia ushqimore është tejet e dëmshme për metabolizmin dhe shëndetin kardiovaskular.

Studimi i udhëhequr nga kardiologu Takayuki Yamaji pjesë e ekipit shkencor të Universitetit të Hiroshimës, mbikqyri stilin e të ngrënit tek mbi 1,000 persona në harkun kohor të pesë viteve.

Studimi  u përqendrua në marrëdhënien mes shpejtësisë së të ngrënit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe hemoragjisë cerebrale të përmbledhura në termin sindroma metabolike.

Shpejtësia në ushqyerje nxit pesë faktorë rreziku të sëmundjeve të lartpërmendura.

Faktorët rreziku janë: tensioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i triglicerideve, yndyrnave në gjak,  sheqernave , nivele të ulëta të kolesterolit të mirë dhe mbipesha.

Ushqyerja e shpejtë është gjithashtu shkaktare e ritmeve të larta e të frikshme të mbipeshës në të gjithë botën, thonë shkencëtarët.

Sipas tyre, prevalenca e këtij spektri të gjërë sëmundjesh varion nga 10-84 përqind të popullsisë në botë.

Specifikat e Studimit Japonez

Kardiologu Takayuki Yamaji dhe kolegët e tij ekzaminuan 1,083 persona, 642 prej të cilëve ishin meshkuj.

Mosha mesatare e pjesëmarrësve në studim ishte 51 vjecc.

Në vitin 2008, që shënjon edhe nisjen e studimit, pjesëmarrësit nuk kishin asnjë shenjë të sindromës metabolike.

Pjesëmarrësit u ndanë në grupe sipas shpejtësisë së të ngrënit: ata që hanin ngadalë, me ritme normale dhe ata që hanin shpejt.

Ushqyerja e shpejtë dhe lidhja me sindromën metabolike

Gjatë pesë viteve të studimit, 84 njerëz u prekën nga sindroma metabolike.

Ushqyerja e shpejtë nxiste mbipeshën, rritjen e sheqerit në gjak, kolesterolit dhe masës dhjamore në trup.

Njerëzit që ushqeheshin shpejt ishin dyfish më të rrezikuar ndaj sindromës metabolike në krahasim me pjesëmarrësit që hanin normalisht.

Njerëzit që hanin me shpejtësi kishin 11.6 përqind gjasa që të prekeshin nga faktorët e rrezikut.

Njerëzit që hanin normalisht kishin 6.5 përqind gjasa të prekeshin nga këto faktorë.

Njerëzit që hanin ngadalë kishin vetëm 2.3 përqind shanse që të prekeshin nga sindroma metabolike.

Autorët e studimit u shprehën se ushqyerja e shpejtë shkakton mbipeshë dhe një prevalencë të lartë të sindromës metabolike.

Sipas tyre, ngrënia e ngadaltë është një faktor kycc në parandalimin e kësaj syndrome.

Studimi nënvizoi se ata që përtypen ngadalë ndihen më të ngopur dhe nuk e teprojnë me ushqimin.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Zvogëloni sëmundjet e zemrës me një gotë qumësht

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse

Sëmundjet që fshihen në pëllëmbën e dorës

Ndodh shpesh që të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe

Si mund ta largoni peshën e tepërt në formë natyrale

Dhjamosja e mëlçisë është një problem shëndetësor që ka të bëjë me akumulimin e sasive të mëdha të triglicerideve të yndyrës në qelizat e këtij organi. Mëlçia është e rëndësis

Info Tjera