Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Pregnancy-3.jpg

Cilat janë analizat dhe testet e nevojshme të një gruaje shtatzënë



1. Këshillimi prekoncepsional
Kujdesi shëndetësor prekoncepsional është kujdesi që një grua në moshën e duhur për të lindur fëmijë merr përpara shtatzënisë.

Ky lloj kujdesi mbikqyr faktorët biomjekësorë, të sjelljes dhe riskut social që mund të prekin shëndetin e gruas dhe të fetusit.

Synimi është të ofrohet informacion dhe trajtim përpara shtatzënisë, që të mund të përmirësojë shëndetin e gruas dhe të ndihmojë në uljen e rreziqeve për fetusin.

Analizat e tremujorit I
Urine komplet / Urokulturë

Hemoleukograma dhe Grupi i gjakut

Testi Coombs indirekt

Elektroforeza e hemoglobinës

Glicemia

Analizat e tiroides

Provat hepatike

Provat renale

Toksoplazmoza (IgG, IgM)

Rubeola (IgG, IgM)

Citomegalovirus (IgG, IGM)

Analizat për sëmundjet seksualisht të transmetueshme (sifilizi, HIV-AIDS)

Testet virale të hepatitit (HBsAG, HVC)

Ultrascreening-u (Bitest + Translucenca nukale + Kocka nazale)

3. Ekografia obstetrikale e tremujorit I

Ekografia obstetrikale e tremujorit të parë ndër të tjera ekzaminon: Pozicionin e shtatzënisë (d.m.th., brenda apo jashtë uterusit), Numrin e embrioneve, Praninë e rrahjeve të zemrës, Mosha e shtatzënisë (nga dita e parë e ciklit menstrual) etj.

Depistimi prenatal i anomalive fetaleCdo shtatzani ka një probabilitet të jetë e prekur nga anomali të ndryshme të fetusit (kromozomiale, gjenetike etj).

Përmes programeve të depistimit synojmë të vecojmë nga popullata e grave shtatzana grupin që mbart riskun më të lartë për të qenë e prekur nga një anomali e caktuar.

Këtyre shtatzanave screen pozitive ju ofrohet informacioni i detajuar dhe mundësia e diagnozës me anë të procedurave invazive të diagnozës prenatale. Fazat e depistimit prenatal të anomalive fetale:

Java 11 – 14: Ultrascreening në tremujorin e I (Transluçenca nukale + Kocka nazale + Bi-testi)

Java 15 – 18: Triple-test

Java 18 – 22: Ekografia morfologjike në tremujorin II

Diagnoza e anomalive fetale
Për diagnozën prenatale nevojitet ekzaminimi i indeve / qelizave fetale.

Kjo mund të arrihet përmes proçedurave invazive nën drejtimin e ekografisë (Amniocenteza, Biopsia e vileve koriale, Kordocenteza) të cilat duhen kryer nga një personel i specializuar në këtë drejtim.

6. Ekografia obstetrikale e tremujorit II (Ekografia morfologjike java 18-22)

Ekografia morfologjike është një standart që ofrohet edhe në Shqipëri.

Për fat të keq një pjesë e shtatzanave janë më tepër kompliante ndaj përcaktimit të seksit përmes ekografisë se sa ndaj ekografisë morfologjike.

Vec depistimit të sindromës Doën (më e shpeshta kromozomopati), ajo mund të diagnostikojë edhe malformime të tjera fetale.

Analizat e tremujorit II (java 15 – 28)
Është mjeku obstetër që do të vendosë frekuencën dhe renditjen e analizave/ekzaminimeve të mëposhtme:

Triple test (java 15-18).
Triple testi është një alternativë e mirë për depistimin e anomalive fetale tek shtatzanat që nuk kanë përfituar nga depistimi biokimik (bi-test) në tremujorin I.

Femrat që rezultojnë pozitive pas triple-test u ofrohet diagnoza invazive (amniocenteza).

Urine komplet / Urokulturë

Hemoleukograma

Perseritje eventuale dhe/ose antitrupave IgM te kompleksit TORCH nese IgG perkatese jane negative.

Nese mosha eshte > 36 vjec keshillohet amniocenteza (java 16).

Tampon cerviko-vaginal për infeksionet e ndryshme që mund të rrezikojnë për abort

Ekografi transvaginale për vlerësimin e gjatësisë së qafës së mitrës

Ekografi morfologjike (studimi i anatomisë fetale dhe i velocimetrisë Doppler në arteriet uterine)

Glicemi esëll

Testi i tolerancës ndaj glukozës

8.Ekografia fetale 3-dimensionale (3D) dhe 4-dimensionale (4D)

Ekografitë 3-dimensionale (3D) dhe 4-dimensionale (4D) janë bërë gjithnjë e më shumë popullore dhe gjithnjë e më shumë në dispozicion të pacientëve.

Me ekografinë 3D, një seri seksionesh 2D rindërtohen në mënyrë dixhitale për të dhënë një pamje sa më reale.

Me ekon 4D, dimensioni i shtuar është koha, ndaj duket sikur pamjet 3D lëvizin në kohë reale.

Pamjet 3D/4D shfaqen, zakonisht, në ngjyrë të artë në ekranin e ekografisë, duke qenë se kjo është një ngjyrë që shquhet lehtë nga pacientët dhe thekson tiparet e bebes.

Në fund të ekzaminimit, çifti pajiset me një CD (kundrejt një pagese simbolike) ku përmbahen fotot / videot e bebit të tyre.

Duhet patur parasysh se ekografia 3D /4D nuk është një ekografi emergjence, dhe si e tillë duhet të kryhet gjithnjë me programim.

Analizat e tremujorit III (java 28 – 41)
Është mjeku obstetër që do të vendosë frekuencën dhe renditjen e analizave/ekzaminimeve të mëposhtme:

Hemoleukograma

Urine komplet / Urokulturë

Ekografi obstetrikale (biometri fetale, velocimetria Doppler, likidi amniotik, placenta, paraqitja fetale)

Provat hepatike

Provat renale

Uricemia

Non-Stres Testi

Koagulograma

Tampon vaginal / rektal për depistimin e infeksionit me streptokok beta-hemolitik

10.Ekografia obstetrikale e tremujorit III

Ekografia obstetrikale e tremujorit III ka për qëllim vlerësimin e mirëqënies fetale (rritja, likidi amniotik, velocimetria Doppler), studimin e placentës (ekostruktura, lokalizimi etj), paraqitjen e fetusit. Gjithashtu ajo kryen edhe një studim anatomik të fetusit (kuptohet jo aq të detahuar sa ekografia morfologjike).

NST (Non Stress Test)
Non-Stress test është një test i thjeshtë, joinvaziv që kryhet në shtatzënitë mbi 28 javë. Testi quhet “pa stres” sepse gjatë tij nuk ushtrohet asnjë stres mbi fetusin.

Testi kryhet duke vendosur një brez në barkun e nënës për të matur rrahjet e zemrës së fetusit dhe një tjetër brez për të matur kontraksionet e mitrës.

Lëvizja, rrahjet e zemrës dhe “reagimi” i rrahjeve të zemrës ndaj lëvizjes apo kontraksioneve maten për 20-30 minuta.

Një rezultat reaktiv në NST tregon se qarkullimi i gjakut (dhe oksigjenimi) në fetus është i mjaftueshëm.

Një rezultat joreaktiv duhet interpretuar në kontekst me ekzaminimet e tjera dhe mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve nga ana e mjekut ovstetër.

Të fundit

10 këshilla efektive për tu ngritur herët në mëngjes

Disa njerëz e kanë tepër të vështirë të çohen herët në mëngjes, sidomos ata që pëlqejnë të qëndrojnë zgjuar deri vonë në fundjavat e tyre dembele. Disa thonë se është e pamundur

Njihuni me arsyet pse ju bien flokët

Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave. Megjithatë, në këtë artikull d

Përfitimet shëndetësore nga Ramazani

Agjërimi sjell shumë dobi për trupin e njeriut. Agjërimi është një vepër që ka shumë dobi si nga ana shpirtërore ashtu edhe nga ana shëndetësore. Në këtë shkrim do të përpiqemi të p

Pse konsumimi i të njëjtit mëngjes çdo ditë mund të jetë gjëja më e mirë për shëndetin tuaj

“Një mollë në ditë e mban mjekun larg“, thonë doktorët. Por, çfarë ndodh me një pjatë vezë ose një filxhan kos si mëngjesi juaj çdo ditë? Edhe pse i njëjti mëgjes mund të duket i

Xhelozia toksike dhe e keqe

Në doza shumë të vogla, xhelozia mund të jetë e shëndetshme për një marrëdhënie. Ajo mund të të motivojë të jesh një partner më i mirë dhe të jesh detektor për disa marrëdhënie

Para se të nisni plazhin, zhdukni celulitin me këto 2 receta

Celuliti shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve. Celuliti është një nga problemet më shqetësuese tek femrat. Ai nuk është i lidhur gjithmonë me peshë

Info Tjera