Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/tender-hands-with-perfect-manicure-royalty-free-image-1587581426.jpg

Cilat janë arsyet që na dridhen duartë



Dridhjet thelbësore
Ky çrregullim nervor është arsyeja më e zakonshme që dridhen duart.

Nuk ka ndonjë shkak të qartë, por ndonjëherë kërkohet për një ndryshim në një gen.

Sëmundja e Parkinsonit
Kur vuani nga kjo patologji, dora dridhet sepse dëmtohen qelizat e trurit që sinjalizojnë muskujt të lëvizin.

Skleroza multiple (SM)
Kjo gjendje dëmton një shtresë në tru të quajtur mielinë.

Kur kjo ndodh, mund të keni simptoma që përfshijnë dridhje të duarve ose pjesë të tjera të trupit.

Tiroide tepër aktive (hipertirozë)
Duart e lëkundura mund të jenë shenjë e hipertirozës.

Kjo do të thotë që gjëndra tiroide po punon më shumë seç duhet dhe rrahjet e zemrës janë më të shpeshta.

Shumë kafeinë
Kafeina është një stimulues, e cila jo vetëm ju ndihmon të zgjoheni, por gjithashtu do t’i bëjë duart tuaja të dridhen nëse konsumoni shumë.

Alkooli
Nëse keni varësi ndaj alkoolit, mund të keni simptoma që përfshijnë dridhje të duarve kur e lini atç.

Fillon rreth 10 orë pas pijes tuaj të fundit dhe mund të zgjasë disa javë.

Mungesa e gjumit
Kur nuk flini mjaftueshëm, kjo mund të bëjë që truri gabimisht t’i “thotë” duarve të dridhen.

Sheqeri i ulët në gjak
Kur sheqeri në nerva dhe muskuj nuk është i mjaftueshëm, duart tuaja dridhen.

Stresi
Kur diçka ju streson, duart dridhen dhe zemra rreh shpejt. Dridhja do të zhduket kur stresi të zhduket.

Disa medikamente
Duart e dridhura janë një efekt anësor i zakonshëm i llojeve të ndryshme të barnave me recetë.

Ndër më të zakonshmet janë barnat për gjendjen emocionale, migrenën, neuropatinë, astmën dhe antihistaminat.

Pirja e duhanit
Nikotina hyn në qarkullimin e gjakut dhe e bën zemrën të rrahë më shpejt.

Kjo mund të shkaktojë ankth dhe dridhje të duarve.

Mungesa e vitaminës B12B12 luan një rol të madh në mbajtjen e sistemit nervor të shëndetshëm.

Nëse keni nivele më të ulëta se normalja të kësaj vitamine, kjo mund të shkaktojë dridhje të duarve, krahë dhe këmbë të mpira.

Feokromocitoma
Është një tumor i rrallë që zhvillohet në gjëndrën mbiveshkore.

Megjithëse zakonisht i parrezikshëm, ky bën që presioni i gjakut të rritet duke shkaktuar dridhje të duarve, djersitje të shtuar, gulçim dhe dhimbje koke.

Çrregullimet e mëlçisëLëkundja është një simptomë e disa çrregullimeve të mëlçisë, si sëmundja Wilson (një grumbullim bakri në trup që dëmton mëlçinë dhe trurin).

Çrregullimet e trurit
Nëse keni pasur një goditje ose dëmtim traumatik të trurit, muskujt e duarve mund të lëvizin sipas vullnetit të tyre.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Zvogëloni sëmundjet e zemrës me një gotë qumësht

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse

Sëmundjet që fshihen në pëllëmbën e dorës

Ndodh shpesh që të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe

Si mund ta largoni peshën e tepërt në formë natyrale

Dhjamosja e mëlçisë është një problem shëndetësor që ka të bëjë me akumulimin e sasive të mëdha të triglicerideve të yndyrës në qelizat e këtij organi. Mëlçia është e rëndësis

Info Tjera