Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/qumesht-jogurt.jpg

Cili është më i mirë për mëngjes qumështi apo kosi?



Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një ndryshim të ndjeshëm.

Në këtë artikull të do të mësoni se si të bëni përzgjedhjen e duhur mes qumështit dhe kosit për shëndetin e organizmit.

Pasuria e ushqyesve tek kosi dhe qumështi

Si qumështi, ashtu edhe kosi, janë të shkëlqyer sa i përket pasurisë së kalciumit, kaliumit dhe vitaminës D.

Qumështi – Qumështi përmban edhe tryptophan, vitaminat B2, B12, K dhe A.

Ai është gjithashtu i pasur me proteina, por edhe fosfor.

Shumica e këtyre ushqyesve gjenden më shumë tek qumështi i lopës.

Qumështi, në përgjithësi, ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, por ai rekomandohet edhe në uljen e rrezikut të sëmundjeve kancerogjene, mbipeshës, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Kosi – Kosi përmban të gjithë ushqyesit e lartpërmendur, por edhe proteina, zink, vitaminë B5 dhe probiotikë.

Këta të fundit janë një prej ndryshimeve më madhore mes qumështit dhe kosit.

Probiotikët janë të domosdoshëm për shëndetin e stomakut dhe tretjen.

Kosi i shtëpisë, i fermentuar me farë natyrale, është i pasur me probiotikë, por përmban edhe sasi më të larta të kalciumit dhe kaliumit.

Probiotikët në fjalë kurojnë problemet me aciditetin në stomak, ulçerën dhe zorrët.

Nga ana tjetër, kalciumi tek kosi përthithet më mirë nga organizmi në krahasim me kalciumin që gjendet tek qumështi.

Kjo ndodh falë prezencës së acidit laktik që shërben si ndërmjetës për përthithjen e kalciumit.

Një ndryshim tjetër mes qumështit dhe kosit është se ky i fundit tretet dhe pranohet më lehtë nga organizmi.

Ka shumë njerëz në botë që kanë intolerancë ndaj laktozës, ndaj kosi është më i përshtatshëm për ta.

Për më tepër, kosi është më i butë për organizmin e njerëzve që vuajnë nga fryrjet, aciditeti e të tjerë.

Cili rekomandohet për mëngjes

Për shkak se tretet më lehtë dhe ka më shumë probiotikë, kosi është më i rekomandueshëm për mëngjes.

Mund ta kombinoni me fara të ndryshme apo drithëra për më shumë energji gjatë ditës.

Edhe qumështi mund të konsumohet pa problem, por duhet të keni parasysh se stomaku do më shumë kohë për ta asimiluar.

Të fundit

7 gabime të nënave gjatë shtatzanisë që dëmtojnë foshnjën

Kur femrat mbeten shtatzëna ato përpiqen që të kenë dietën ushqimore më të shëndetshme për foshnjat dhe veten e tyre. Disa ushqime dhe pije nuk janë aspak të sigurta për konsum gjatë kë

Studim: Mbajtja e maskës zvogëlon rrezikun e infektimit me 77%

Distancimi social, higjiena e duarve dhe një maskë janë efektive në zvogëlimin e rrezikut të infektimit kur jeni në kontakt me një person që është pozitiv me Covid-19. Ky fakt konfirmohet e

Gratë që punojnë me orar të tejzgjatur, rrezikohen nga depresioni

Gratë të cilat punojnë me orë të zgjatura janë më të rrezikuara që të preken nga depresioni, dhe një gjë e tillë nuk ndodh me burrat. Studimi më i fundit i realizuar nga ekspertë britan

Si të mbrohemi nga gripi sezonal

Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne mënyre indirekte me prekjen e ob

Studim: Mëngjesi është hapi kryesor për humbjen e peshës

Një ditë produktive kërkon mëngjes të pasur me fibër e proteina. Sipas ekspertëve, ky vakt duhet ngrënë patjetër brenda një ore nga zgjimi. Ndërsa reka duhet planifikuar 4-5 orë më vonë

A po bëhet më pak vdekjeprurës koronavirusi?

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se njerëzit kanë më pak të ngjarë të vdesin nëse marrin Covid-19 tani krahasuar me fillimet e pandemisë, të paktën në Evropë, por arsyet pse mund të ndo

Info Tjera