Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Mask.png.jpg

Covid-19 mund të bëhet një sëmundje sezonale si gripi



Miliona njerëz shpresojnë që me masat e ndërmarra dhe nisja e vaksinimit, koronavirusi do të zhduket nga jeta jonë.

Por ekspertët paralajmërojnë se virusi mund të jetë pranë nesh përgjithmonë, por nuk do të jetë një plagë vdekjeprurëse.

Dr. John Brownstein thotë se “ky koronavirus do të jetë present gjithmonë.

Zhdukja e tij në thelb është e pamundur.” Sipas Dr. Paul Offit, drejtor i Qendrës së Edukimit të Vaksinave, “ky virus nuk është si fruthi, ku mund të merrni imunitet sterilizues gjatë gjithë jetës”.

Ai shton se vaksinat dhe ilaçet e reja do të luftojnë sëmundjen e rëndë dhe se “virusi do të shkaktojë më pak vdekje sesa gripi”.

Virologët e quajnë këtë një sëmundje “endemike” dhe se në vitet e ardhshme njerëzit do të ekspozohen ndaj tij në fëmijëri dhe do të zhvillojnë imunitet, i cili do t’i mbrojë më vonë kundër sëmundjeve të rënda. “Unë mendoj se do të bëhet sezonal, si të gjitha infeksionet virale akute të frymëmarrjes”, shton Sarah Cobey, një epidemiologe dhe biologe evolucionare në Universitetin e Çikagos.

Ekspertët shprehen se duke patur parasysh mënyrën e trajtimit të pandemisë deri më tani, ka të ngjarë që të bëhet endemike, pasi sipas tyre virusi mund të marrë një rrugë të ngjashme me katër koronaviruset ekzistuese “njerëzore” që janë tashmë në qarkullim dhe shkaktojnë infeksione të sipërme të frymëmarrjes.

Jennie Lavine thotë se njerëzit nuk duhet të presin imunitetin e tufës, si një mënyrë për të frenuar infeksionet e virusit, pasi imuniteti që parandalon transmetimin zbehet, ata do të vazhdojnë të kenë infeksione periodike.

Ekspertët thonë se është ende e paqartë se sa zgjat imuniteti pas infeksionit, por provat sugjerojnë se, ndryshe nga disa viruse, Covid-19 nuk ka gjasa t’ju japë imunitet gjatë gjithë jetës.

Të fundit

Dy mënyra për të vërejtur nëse po përjetoni COVID-19 apo ftohje

Gjatë kohës më të ftohtë të vitit, kur ftohjet dhe gripi vazhdojnë, ne priremi të shmangim takimin me miq dhe familje. Për fat të mirë, është e lehtë të thuash nëse ke të bësh vetëm

Disa nga pijet që do ju ndihmojnë të flini të qetë gjatë natës

Ekzistojnë disa pije që ju ndihmojnë të bëni gjumë të qetë gjatë natës. Dy janë rregullat të cilat duhet të zbatohen me patjetër: Ndaloni të hani dhe pini të paktën dy orë para gjumi

Dëshironi të humbni në peshë: Hani mollë

Me siguri e dini se pemët dhe perimet mund t’ju ndihmojnë të humbni në peshë. Një nga pemët më të mira për ta konsumuar janë mollët, madje ekziston një thënie: “Një mollë n

8 ushqimet që ju mbrojnë nga diabeti

Niveli i lartë i sheqerit në gjak, jo vetëm se dërgon te diabeti, por sigurisht se shkatërron veshkat, pankreasin dhe mëlçinë. Në vijim ju paraqesim tetë nga artikujt ushqimorë, që paranda

Benefitet e Vitaminës D në trurin e njeriut

Një studimi kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, sugjeron se mirëmbajtja e niveleve të Vitaminës D ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë. I njëjti rekomandim vjen edhe nga

​Kështu mund ta parandaloni infektimin nga pneumonia

Forcimi i trupit me burime natyrore të acideve yndyrore omega-3 mundëson parandalimin e pneumonisë për shkak të infeksionit të virusit. Rritja e imunitetit është çelësi për të luftuar viru

Info Tjera