Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/vacine-2.jpg

Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin e vaksinës anti-COVID 19



Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin e testimit në Shtetet e Bashkuara të vaksinave të tyre për COVID-19.

Testimi i vaksinës së kompanisë AstraZeneca ishte ndërprerë që nga fillimi i shtatorit, ndërsa studimi i vaksinës Johnson & Johnson u ndalua në fillim të javës së kaluar.

Çdo kompani pati një nga vullnetarët e studimit të saj që shfaqi probleme serioze shëndetësore, zhvillim ky që kërkon një rishikim të të dhënave të sigurisë.

Të dy vaksinat e koronavirusit janë ndër disa vaksina kandidate në fazën përfundimtare të testimit, hapi i fundit ky para se të kërkohet miratimi i agjencive rregullore.

Kompanitë farmaceutike thanë se morën miratimin të premten nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për të rifilluar testet në Shtetet e Bashkuara.

Ndalime të tilla të përkohshme të testimit të ilaçeve dhe vaksinave janë relativisht të zakonshme.

Në hulumtimet që përfshijnë mijëra pjesëmarrës, disa ka të ngjarë të sëmuren.

Ndërprerja e një studimi i lejon studiuesit të hetojnë nëse sëmundja është një efekt anësor apo një rastësi.

Testimi i vaksinës AstraZeneca, i zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, tashmë ka rifilluar në Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin, Afrikën e Jugut dhe Japoni.

“Rinisja e provave klinike në të gjithë botën është një lajm i shkëlqyer pasi na lejon të vazhdojmë përpjekjet tona për të zhvilluar këtë vaksinë që do të ndihmojë në mposhtjen e kësaj pandemie të tmerrshme”, tha në një deklaratë Pascal Soriot, drejtor ekzekutiv i kompanisë AstraZeneca.

Studimi i kompanisë AstraZeneca përfshin 30,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara.

Disave prej tyre u injektohet vërtet vaksina dhe të tjerëve jo.

Testimi u ndërpre pasi një pjesëmarrës britanik zhvilloi simptoma të rënda neurologjike në përputhje me një inflamacion të rrallë të palcës kurrizore të quajtur mielit transvers.

Testimi i AstraZenecas ishte ndalur gjithashtu në fillim të verës.

Johnson & Johnson thanë se po përgatitet të rifillojë rekrutimin së shpejti të vullnetarëve për studimin e saj të vaksinave në Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë, kompania nuk zbuloi natyrën e sëmundjes së vullnetarit të saj, por tha se një vlerësim i plotë “nuk gjeti prova se shkaku ishte vaksina”.

Kompania shtoi se është duke zhvilluar bisedime me institucionet e tjera rregullatore nëpër botë, për të rifilluar testimin në vendet e tyre.

Të fundit

Humbni kilogram duke konsumuar dardha

Dardha është e dobishme për rënien nga pesha sepse përmban shumë fibër, ka pak kalori, përmban shumë ujë dhe përmirëson tretjen. Dardhat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe fi

10 sëmundje që i shëron arra

Fruti i arrës përmban deri në 60% yndyrë. Gjithashtu përmban karbohidrate, albumin, fosfor, kalium, kalcium etj. Është i pasur gjithashtu me vitaminat C, B, P, A, vaj eterik dhe lëndë ngjyros

Ngrënia e pemëve dhe perimeve gjithsesi është e shëndetshme, mirëpo në kohë të caktuar të ditës!

Disa artikuj ushqimorë duhet shmangur në mëngjes, para së gjithash, pemët dhe perimet e freskëta, të cilat janë vështirë të tretshme në fillim të ditës, por as jogurti nuk arrin “t’i

Si do të jetë jeta pas shërimit nga Covid-19?

Shërimi nga koronavirusi është një sfidë komplekse, por edhe muajt pas trajtimit në spital janë të rëndë për trupin, psikikën dhe financat. Momenti i daljes nga spitali i pacientëve që k

Mësoni arsyet kryesore që ju shkaktojnë rënien e flokëve

Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave. MedikamentetShumë medikamente si

Bill Gates i sigurt për suksesin e vaksinave anti-COVID

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, beson se “pothuajse të gjitha” vaksinat COVID-19 do të funksionojnë dhe atë mirë, tha ai në një intervistë me Fareed Zakaria të CNN. Tashmë, va

Info Tjera