Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/mjalti.jpg

Efektet pozitive të përdorimit të mjaltës para gjumit



Shumica prej nesh jemi të vetëdijshëm që mjalti mund të përdoret për ta luftuar gripin dhe për ta hidratuar lëkurën, por ndoshta nuk jemi të vetëdijshëm që shkencëtarët e konsiderojnë atë super-ushqim për shkak të shumë vetive shëruese që ka, e të cilat nuk i keni dëgjuar më parë.

Kombinimi i mjaltës me ushqim është i shijshëm dhe i shëndetshëm, por nëse konsumoni vetëm një lugë mjaltë para shtrati dhe e lini trupin t’i absorbojë të mirat që ka, ju do të befasoheni nga mrekullitë që do të shfaqen në trupin tuaj, shkruan Ekonomia Online.

Më poshtë i keni disa prej gjërave që i ndodhin trupit kur filloni të hani mjaltë para gjumit.

Bëni gjumë shumë më të mirë
Mjalta përmban një nutrient që quhet triptofan, hormon i cili ju ndihmon të relaksoheni dhe i jep trupit sinjalin se është koha për të fjetur.

Ndonëse trupit i nevojitet ky amino-acid, trupi nuk e prodhon në mënyrë natyrale, andaj duhet ta marrim atë duke konsumuar ushqime si mjalti.

Ju ndihmon ta ulni shtypjen e lartë të gjakut
Pasi që shtypja e lartë e gjakut është faktor që kontribuon në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, mirëmbajtja e shtypjes së gjakut është kyçe për shmangien e komplikimeve të ndryshme.

Mjalta përmban antioksidues të cilët janë dëshmuar se e zvogëlojnë shtypjen e gjakut.

Do t’i ulni trigliceridet
Trigliceridet janë një lloj i yndyrës që gjenden në gjak.

Niveli i lartë i tyre nënkupton rrezik më të madh të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Fatmirësisht, mjalta është ndërlidhur me zvogëlimin e niveleve të triglicerideve në trup.

Ju forcohet sistemi i imunitetit
Mjalti është e pasur me agjentë antioksidues dhe antibakterialë të cilët ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit, duke ju bërë më të fortë në luftimin e infeksioneve që shkaktohen nga mikro-organizmat si bakteriet, kërpudhat dhe viruset e shumta.

Yndyra fillon të digjet më shpejt
Mjalti mund ta shpejtojë edhe metabolizmin duke prodhuar efekt termogjenik në trup.

Kjo nënkupton se e rritë qarkullimin, i cili e rritë temperaturën e trupit për pak dhe kështu ju ndihmon të digjni yndyrë pa u përpjekur shumë.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Zvogëloni sëmundjet e zemrës me një gotë qumësht

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse

Sëmundjet që fshihen në pëllëmbën e dorës

Ndodh shpesh që të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe

Si mund ta largoni peshën e tepërt në formë natyrale

Dhjamosja e mëlçisë është një problem shëndetësor që ka të bëjë me akumulimin e sasive të mëdha të triglicerideve të yndyrës në qelizat e këtij organi. Mëlçia është e rëndësis

Info Tjera