Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/farat-chia-1.jpg

Farat chia superushqim për ju



Farat chia kanë vlera të larta ushqyese, janë burim i shkëlqyeshëm i mineraleve dhe madje mund të nxisin humbjen e kilogramëve

Farat chia kanë vlera të larta ushqyese, 100 gramë përmbajnë madje 34,4 g fibra, 16,5 g proteina dhe 26 g thartira yndyrore të pangopura, ka publikuar Ministria amerikane e Bujqësisë.

Farat Chia jo vetëm që janë pa gluten, por gjithashtu përmbajnë shumë substanca të dobishme për trupin tonë duke përfshirë proteina,vitaminat A, B, E dhe D, minerale të tilla si kalciumi, fosfor, kalium, hekur, bakër, zink, magnez, mangan dhe të tjerë antioksidantë të domosdoshëm për organizmin tonë.

Për pasurinë e tyre me lëndë ushqyese shumë njerëz i konsiderojnë ato një super ushqim.

Ato ndihmojnë stomakun dhe zorrët. Këto fara janë veçanërisht të dobishme për tretje dhe për funksionet e zorrëve, sidomos falë pranisë së fibrave.

Një nga karakteristikat më të njohura dhe të vlerësuara të farave të chia është aftësia e tyre për xhel duke thithur lëngje më shumë se 10 herë peshën e tyre.

Kjo i bën ata një ushqim veçanërisht ngopës dhe për këtë ata janë shpesh të rekomanduara për ata që duan të humbin peshë.

Edhe pse njerëzit nuk do të kenë probleme nëse rregullisht hanë këto fara, disa njerëz megjithatë duhet të jenë të kujdesshëm.

Ekspertët paralajmërojnë që njerëzit me gjendje të caktuara shëndetësore duhet patjetër të jenë të vetëdijshëm për rrezikun.

Dr. Jimmy Louie Chun-yu, nga Universiteti i Hong-Kongut, thotë që njerëzit të cilët kanë pasur sulm në tru do të duhej të jenë të kujdesshëm kur konsumojnë fara chia për shkak të përqendrimit të lartë të thartirave yndyrore omega-3.

Njerëzit të cilët marrin ilaçe për tëhollimin e gjakut do të duhej kufizuar konsumimin e farave chia, sepse mund të ndikojnë në qarkullim gjaku.

Për këtë shkak farat chia nuk u rekomandohen as personave me shtypje të ulët gjaku. Louie thotë edhe që njerëzit me probleme gastrointestinale, siç janë sëmundjet e Crohnit, duhet të jenë të kujdesshëm të mos konsumojnë çdo ditë shumë fara chia.

Përmbajtja e patretshme e fibrave mund të shkaktojë probleme gastrointestinale siç janë kapsllëku, diarreja dhe fryrja.

Farat chia mund të shkaktojnë reaksione alergjike, posaçërisht te personat alergjikë ndaj susamit, mendrës apo mustardës.

Në raste të tilla, thotë Louie për South China Morning Post, kontakti me farat mund të shkaktojë reaksione.

Përveç marrjes në këtë mënyrë të farave, mund ti konsumoni në çdo moment të ditës duke ua shtuar pjatave tuaja të nevojshme. Mund t’i kombinoni me kos, qumësht, sallatë, drithëra dhe ëmbëlsira.

E rëndësishme të theksohet është që sasia e tyre nuk duhet të jetë e tepërt. Doza e rekomanduar është maksimumi 2 lugë në ditë.

Kjo pasi do t’ju shkaktonte shqetësime gastrointestinale, çekuilibrim të nivelit të sheqerit në gjak.

Të fundit

Lulja që mund ta rrisim në shtëpi dhe ka vlera të pabesueshme medicinale

Kollë, bronkit, dhimbje të fytit, por edhe të stomakut i shëron mëllaga. Nëse keni lëkurë tepër të thatë për shkak të të ftohtit, sërish mëllaga mund t’i lehtësojë shenjat, sepse p

Pse duhet të hani kos në mëngjes?

Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara nga shqiptarët. Ai nuk bëhet kurrë i mërzitshëm sepse mund të kombinohet në mënyra e shije të ndryshme. Kosi mund të hahet me të

Si të minimizohen pasojat për njerëzit që pinë duhan?

Pirja e duhanit vazhdon të jetë një nga faktorët kryesorë për shumë sëmundje e cila prek të gjitha organet në trupin e njeriut. Nuk është rastësi që sistemet shëndetësore janë të koo

Xhenxhefili, miku më i mirë i sistemit tretës të njeriut

Xhenxhefili është një nga miqtë më të mirë të sistemit tretës të njeriut. Mjafton një dozë e vogël me xhenxhefil përpara ushqyerjes dhe do të ndiheni shumë në formë. Këto përbërë

A mund të ndihmojë mbajtja e syzeve në mbrojtjen nga Covid-19?

Një studim i botuar së fundmi duke parë 276 pacientë në Spitalin Suizhou Zengdu në Suizhou, Kinë tregoi se ata që mbanin syze për më shumë se tetë orë në ditë ishin në rrezik dukshëm

Vitaminat më të rëndësishme kundër çdo sëmundje

Përballja me sëmundje të ndryshme që organizmi mund të zhvillojë është sigurisht shumë e vështirë dhe e mundimshme. Shkaqet se përse një njeri sëmuret janë nga më të ndryshmet, duke f

Info Tjera