Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/vacine-2.jpg

Fillon testimi përfundimtar i vaksinës së Oksfordit



Bota mund të jetë një hap më afër sigurimit të një vaksine kundër koronavirusit pasi vaksina potenciale e Universitetit të Oksfordit është futur në fazën përfundimtare të testimit në Shtetet e Bashkuara.

Gjiganti britanik i ilaçeve, AstraZeneca, i cili i ka të drejtat e vaksinës, tha se i ka siguruar 30,000 vullnetarë amerikanë për të marrë pjesë në fazën e tretë të testimit klinik, shkruan Daily Mail.

Kjo nënkupton që gjithsej 50,000 persona në mbarë botën do të marrin pjesë në këtë proces, ku pritet të vërtetohet nëse vaksina e emërtuar AZD1222 mund ta parandalojë sëmurjen e njerëzve me Covid-19.

Mijëra vullnetarë tashmë e kanë marrë vaksinën eksperimentale në Britaninë e Madhe, Brazil dhe në Afrikën Jugore.

Ata janë duke u monitoruar nga shkencëtarët.

Profesoresha e Universitetit të Oksfordit, Sarah Gilbert, që është një ndër hulumtueset kryesore në projektin për zbulimin e vaksinës, tha se të dhënat preliminare nga këto shtete mund të priten në javët e ardhshme.

Komptania AstraZeneca tha se testime të tjera janë planifikuar edhe në Japoni, ku ka pasur një valë të dytë të virusit, dhe në Rusi, ku më shumë se një milion njerëz janë prekur nga Covid-19.

Gjiganti britanik ka arritur marrëveshje me  kompaninë Oxford Biomedica për prodhim masiv të vaksinës, nëse dëshmohet se ajo është efektive.

Vlera financiare e marrëveshjes është 15 milionë funte.

Të fundit

Gratë që punojnë me orar të tejzgjatur, rrezikohen nga depresioni

Gratë të cilat punojnë me orë të zgjatura janë më të rrezikuara që të preken nga depresioni, dhe një gjë e tillë nuk ndodh me burrat. Studimi më i fundit i realizuar nga ekspertë britan

Si të mbrohemi nga gripi sezonal

Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne mënyre indirekte me prekjen e ob

Studim: Mëngjesi është hapi kryesor për humbjen e peshës

Një ditë produktive kërkon mëngjes të pasur me fibër e proteina. Sipas ekspertëve, ky vakt duhet ngrënë patjetër brenda një ore nga zgjimi. Ndërsa reka duhet planifikuar 4-5 orë më vonë

A po bëhet më pak vdekjeprurës koronavirusi?

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se njerëzit kanë më pak të ngjarë të vdesin nëse marrin Covid-19 tani krahasuar me fillimet e pandemisë, të paktën në Evropë, por arsyet pse mund të ndo

Ushqimet që largojnë dhimbjet e forta të stomakut

Dhimbjet e stomakut nuk janë të pëlqyeshme për askënd dhe jo më kot konsiderohen si më të bezdisshmet. Kur ju dhemb stomaku ose barku, faji fillimisht bie mbi ndonjë ushqim të rëndë që mu

Nis faza e fundit e provave për vaksinën COVID-19 në SHBA

Gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson ka nisur fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike në njerëz për vaksinën kundër COVID-19 që përdor një dozë të vetme. Doktor Pau

Info Tjera