Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/frutat-maj.jpg

Frutat e majit që duhet t’i konsumoni



Çdo frut apo perim ka momentin e tij të mbretërimit në sezon.

Disa mbretërojnë më gjatë për gati gjysmën e vitit dhe të tjerë e mbajnë fronin vetëm për një muaj.

Por në çdo rast, kur flasim për frutat e majit nënkuptojmë më shumë aromë, shije, lëng dhe padyshim më shumë freski.

Qershitë
Nuk ka tregues më të sigurtë dhe më të lumtur se po afron vera, se sa dalja e qershive të para në treg.

Më i vogli dhe më i hershmi ndër frutat e majit, është shenja paralajmëruese se pjeshkat, kumbullat dhe nektarinat e tjera janë të rradhës në shportë.

Si t’i zgjidhni qershitë
Shikoni për qershi me lëkurë të lëmuar dhe me shkëlqim. Sa më e errët të jetë ngjyra e kuqe, aq më e mirë është qershia, pasi tregon se ajo është plotësisht e pjekur.

Gjithashtu kontrolloni dhe bishtat; ato duhet të jenë jeshile dhe krejt elastike, ndërkohë që në momentin që ruhen, ato marrin një ngjyrë si vishnje në të kafenjtë.

Si t’i ruani qershitë
Futini në frigorifer në një enë të izoluar mirë. Ato mund të rrojnë deri në disa javë në këtë mënyrë.

Kajsia
Plot aromë dhe ëmbëlsi, kajsia është një nga frutat tipikë të sezonit.

Pak e dinë në fakt që kajsia e ka origjinën nga Azia dhe në Europë u soll nga grekët, të cilët i vunë emrin “vezët e arta të diellit”.

Nga shija dhe nga ëmbëlsia kajsia ka një dyzim mes kumbullës dhe kajsisë.

Si t’i zgjidhni kajsitë
Kajsitë ashtu si dhe frutat e tjera të kësaj familje, pikun e pjekjes e kanë në momentin e vjeljes.

Ato që kanë një nuancë të artë dhe mos i kushtoni shumë vëmendje atyre që sapo kanë filluar të skuqen.

Si t’i ruani kajsitë
Kajsitë mund të ruhen në temperaturën e ambjentit për disa ditë, veçanërisht nëse ato janë të papjekura.

Pas kësaj mund t’i ruani në frigorifer në një enë të izoluar mirë.

Bishtajat
Bota e bishtajave është e ndarë në dysh: rrumbullake dhe të gjera.

Bishtajat rrumbullake dhe ato më të holla duhet të gatuhen shpejt në mënyrë që të mund të ruajnë shijen delikate.

Ndërsa bishtajat e gjera marrin më shumë kohë në gatim, pasi duan kohë për t’u zbutur për shkak të cipës së tyre të trashë.

Si t’i zgjidhni bishtajat
Zgjidhni bishtaja të forta dhe kërce.

Nuk duhet të kenë pjesë të buta apo pjesë të çngjyrosura.

Kur bëni pazarin, bëni kujdes që të zgjidhni vetëm bishtajat e drejta, pasi janë më të lehta për t’u gatuar dhe kanë një pamje më të këndshme.

Si t’i ruani bishtajat
Mbajini bishtajat në frigorifer në qese plastike të izoluar mirë.

Nëse do t’i ruani për një kohë të gjatë vendosni një kartëpecetë, në mënyrë që të thithë lagështirën.

Patatet e reja
Patatet e reja kanë një rrugë shumë të shkurtër nga toka në treg, ndaj dhe për këtë arsye quhen të reja, pasi nuk kalojnë në procesin e ruajtjes.

Ato kanë një aromë dhe shije të veçantë.

Si t’i zgjidhni
Mënyra e mirë që ju tregon që një patate është e re, është ta gërvishni lëkurën me gisht.

Lëkura e saj është aq e butë sa do të hiqet menjëherë.

Si t’i ruani
Patatet e reja mund t’i ruani në temperaturën e mjedisit, por nuk do të ruajnë freskinë aq gjatë sa patatet e vjetra.

Nëse futen në frigorifer dhe ruhen për një kohë të gjatë, do të kenë një shije shumë më të ëmbël.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Zvogëloni sëmundjet e zemrës me një gotë qumësht

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse

Sëmundjet që fshihen në pëllëmbën e dorës

Ndodh shpesh që të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe

Si mund ta largoni peshën e tepërt në formë natyrale

Dhjamosja e mëlçisë është një problem shëndetësor që ka të bëjë me akumulimin e sasive të mëdha të triglicerideve të yndyrës në qelizat e këtij organi. Mëlçia është e rëndësis

Info Tjera