Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/hunda-770x433.jpeg.jpg

Hunda, porta kryesore nga hyn Covid 19



Një grup shkencëtarësh nga Johns Hopkins Medicine që është njëkohësisht edhe qendra amerikane që po koordinon të gjitha studimet mbi Covid 19, ka kryer një sërë eksperimentesh për të kuptuar se cilët janë rrugët më të pereferuara nga virusi për të hyrë në trupin tonë.

Ata kanë zbuluar se hunda është mënyra perfekte.

Ajo përdoret si porta kryesore hyrëse për të infektuar edhe qelizat e tjera.

Vulnerabiliteti i saj është kaq i lartë sa që infeksioni akseson 700 herë më shumë përmes kësaj rruge se sa përmes rrugëve të tjera.

Pjesa më e ndjeshme është pikërisht ajo më e jashtmja dhe sipërfaqësorja, jo pjesët që ndodhen në rrugët më të thella të frymëmarrjes.

Dhe nuk është aspak rastësi që një nga simptomat e para apo ndoshta edhe e vetmja tek asimptomatikët, është humbja e nuhatjes.

Kjo sepse pikërisht në këtë zonë ndodhen edhe qelizat që lejojnë nuhatjen e aromave. Para së gjithash virusi godet këtu.

Deri në këto momente askush nuk kishte hetuar mbi mundësinë që ACE2, proteina e cila i hap portat proteinës “spike” dhe që është receptori i parë i virusit në membranë mund të ishte prezentë në hundë.

Tek meshkujt ACE2 gjendet edhe në mushkëri, veshka dhe zorrë.

Por duke parë ecurinë në këto patologji ekzistonte dyshimi se pikërisht pjesa e sipërme e traktit respirator, më e ekspozuara ishte në fakt edhe pika e sulmit.

Për këtë arsye edhe testimet për të parë praninë e Covid-19 kryhen në hundë, sepse sikur është vërejtur, aty përqendrohet edhe virusi.

Madje në stadet e fillimit, virusi mund të gjendet në rrugët e para të frymëmarrjes dhe jo në gjak.

Neuro-epiteli i specializuar për nuhatjen ka një sipërfaqe të përbërë nga qeliza mbështetëse të cilat mbartin dentrite neurale që përmbajnë receptorët e aromave.

Studimet tregojnë se pikërisht në këto qeliza është lokalizuar pjesa më e madhe e qelizës ACE2 në mënyrë krejt të ngjashme siç ndodh tek lakuriqët e natës, bartësit e mundshëm të Covid-19.

Kjo zonë është një nga më delikatet ndaj sëmundjeve dhe në rastin e personave asimptomatikë, mund të jetë e vetmja që preket.

Është po kjo, që lejon kalimin në sistemin nervor qendror dhe që siç ka ndodhur në shumë pacientë shkakton simptoma neurologjike.

Për të njëjtën arsye personat që kanë një shprehje të ulët të proteinës receptive siç janë fëmijët, shfaqja mund të jetë shumë e ndryshme, ose të mos  jetë fare.

Ky studim përveç të tjerave mund të ndihmojë në krijimin e mjekimeve lokale që mund ta ndalojnë virusin para se ai të japë impakt në organizëm.

Por, për momentin mbajtja korrekte e maskës, mbetet e vetmja mbrojtje.

Të fundit

Gratë që punojnë me orar të tejzgjatur, rrezikohen nga depresioni

Gratë të cilat punojnë me orë të zgjatura janë më të rrezikuara që të preken nga depresioni, dhe një gjë e tillë nuk ndodh me burrat. Studimi më i fundit i realizuar nga ekspertë britan

Si të mbrohemi nga gripi sezonal

Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne mënyre indirekte me prekjen e ob

Studim: Mëngjesi është hapi kryesor për humbjen e peshës

Një ditë produktive kërkon mëngjes të pasur me fibër e proteina. Sipas ekspertëve, ky vakt duhet ngrënë patjetër brenda një ore nga zgjimi. Ndërsa reka duhet planifikuar 4-5 orë më vonë

A po bëhet më pak vdekjeprurës koronavirusi?

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se njerëzit kanë më pak të ngjarë të vdesin nëse marrin Covid-19 tani krahasuar me fillimet e pandemisë, të paktën në Evropë, por arsyet pse mund të ndo

Ushqimet që largojnë dhimbjet e forta të stomakut

Dhimbjet e stomakut nuk janë të pëlqyeshme për askënd dhe jo më kot konsiderohen si më të bezdisshmet. Kur ju dhemb stomaku ose barku, faji fillimisht bie mbi ndonjë ushqim të rëndë që mu

Nis faza e fundit e provave për vaksinën COVID-19 në SHBA

Gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson ka nisur fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike në njerëz për vaksinën kundër COVID-19 që përdor një dozë të vetme. Doktor Pau

Info Tjera