Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/quitsmoking1200.jpg

Ja çfarë ndodh me mushkëritë pas lënies së duhanit



Mushkëritë tuaja kanë një aftësi gati “magjike” për të korrigjuar mutacionet kancerogjene të shkaktuara nga pirja e duhanit, por vetëm nëse ndalni konsumin e tij.

Deri më tani, mutacionet që çojnë në kancer të mushkërive janë menduar të jenë të përhershme dhe të vazhdueshme, edhe nëse e lini duhanin.

Një zbulim befasues, botuar në revistën Nature, tregon se ato pak qeliza që shmangin dëmtimin mund të “rregullojnë” mushkëritë.

Ky efekt është vërejtur edhe te pacientët që pinin një paketë cigaresh çdo ditë për 40 vjet para se të linin duhanin.

Mijëra kimikate në tymin e cigares shkaktojnë ndryshime në strukturën e ADN-së në qelizat e mushkërive, duke i shndërruar ngadalë ato nga të shëndetshmet në kanceroze.

Studimi zbuloi se kjo ndodh në një shkallë të gjerë në mushkëritë e duhanpirësve edhe para se të zhvillohet kanceri.

Shumica e qelizave të marra nga rrugët e ajrit të duhanpirësve u mutuan me duhan dhe përmbajnë deri në 10 mijë ndryshime.

Është e paqartë se si ato shmangin shkatërrimin gjenetik të shkaktuar nga pirja e duhanit, por shkencëtarët thonë se mundet që të mbijetojnë në një lloj bunkeri.

Pasi një person ndalon pirjen e duhanit, këto qeliza rriten dhe zëvendësojnë qelizat e dëmtuara të mushkërive.

Te njerëzit që e lënë pirjen e duhanit, deri në 40 përqind të qelizave të tyre, duken si njerëz që kurrë nuk kanë pirë duhan.

Dr. Peter Campbell i Institutit Sanger, shtoi:

“Ne ishim plotësisht të papërgatitur për një zbulim të tillë. Ka qeliza që rinovojnë si me magji pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.”

Një nga gjërat mahnitëse ishin pacientët që e kishin braktisur duhanin edhe pas 40 vjetësh konsum dhe që kishin qeliza të rinovuara pa ndikim nga duhani. Shkencëtarët ende nuk kanë përcaktuar se sa prej mushkërive shërohen.

Studimi u përqëndrua në rrugët kryesore ajrore, jo alveolat e vogla, përmes të cilave oksigjeni transportohet nga ajri në mushkëri. Rreth tre të katërtat e rasteve të kancerit të mushkërive janë shkaktuar nga pirja e duhanit.

Studimet e mëparshme kanë treguar që rreziku i kancerit të mushkërive zvogëlohet pothuajse nga dita kur njerëzit pushojnë pirjen e duhanit dhe u supozua se për shkak të ndërprerjes së pirjes së duhanit, mutacionet e mëtejshme të shkaktuara nga ai pushojnë.

Dr. Rachel Orritt nga Shoqata Britanike e Kërkimit të Kancerit thotë se është motivuese që njerëzit të kenë një përfitim të dyfishtë pasi të lënë duhanin.

Nga njëra anë ata ndalojnë shfaqjen e dëmtimit të mëtejshëm të qelizave të mushkërive dhe nga ana tjetër hapin hapësirën për mushkëritë që të mbrojnë qelizat e shëndetshme nga dëmtimet ekzistuese.

Të fundit

Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë

Ajri i ndotur është rikthyer, kjo vërehet dukshëm edhe në kryeqytet. Në kohën kur Kosova po përballet me shtim rastesh me koronavirus, një tjetër problem po shtohet. Sipas Indeksit të Cilë

Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin e vaksinës anti-COVID 19

Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin e testimit në Shtetet e Bashkuara të vaksinave të tyre për COVID-19. Testimi i vaksinës së kompanisë AstraZeneca ishte ndërprerë q

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini më pak se 6 orë

A jeni nga ata njerëz që fle disa orë? A nuk i plotësoni 8 orët e kërkuara? A ju pëlqen të kaloni natën, por edhe zgjoheni në mëngjes, kështu që vendosni të “sakrifikoni” edhe disa o

Vaksina e Oksfordit ka filluar të jap rezultate

Bota ka filluar t’i presë rezultatet e para të vaksinës kundër koronavirusit. Nëse efikasiteti i kësaj vaksine është pozitiv, atëherë ajo do të shpërndahet në mbarë Evropën dhe botën

FDA autorizon Remdesivirin kundër COVID-19

Agjencia amerikane e Barnave (FDA) i dha dje autorizimin e plotë ilaçit antiviral Remdesivir për pacientët e shtruar me COVID-19, duke konfirmuar autorizimin me kusht të dhënë në maj, njoftoi

Hani gjashtë bajame në ditë dhe shihni përfitimet

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të s

Info Tjera