Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/Man-Sitting-With-His-Dog-Carousel.jpg

Kafshët shtëpiake ndikojnë për një shëndet më të mirë



Kafshët shtëpiake ndikojnë pozitivisht për zemrën e pronarëve të tyre.

Ky është përfundimi i një studimi të botuar në “Mayo Clinic Proceedings: Innovations, Quality & Outcomes”.

Studimi ka analizuar informacionet sanitare dhe socio-ekonomike bazë të mbi 2000 personave nga viti 2013-2014.

Në vlerësimin e vitit 2019 studiuesit kanë analizuar 1769 persona dhe ata që kishin kafshë shtëpiake ishin më të prirur për të bërë më shumë aktivitet fizik, kishin një dietë më të mirë, nuk kishin histori të sëmundjeve kardiake dhe sheqeri në gjak ishte në nivelet ideale.

Përfitimet më të mëdha i kanë ata që mbajnë një qen në shtëpi.

Studimi tregon një lidhje mes të pasurit një qen dhe shëndetit të zemrës.

Edhe në studime të tjera, pasja e një qeni ka lidhje me një shëndet më të mirë mendor dhe me një prirje më të pakët drejt izolimit social, të dy faktorë rreziku për infarktin e zemrës.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Zvogëloni sëmundjet e zemrës me një gotë qumësht

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse

Sëmundjet që fshihen në pëllëmbën e dorës

Ndodh shpesh që të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe

Si mund ta largoni peshën e tepërt në formë natyrale

Dhjamosja e mëlçisë është një problem shëndetësor që ka të bëjë me akumulimin e sasive të mëdha të triglicerideve të yndyrës në qelizat e këtij organi. Mëlçia është e rëndësis

Info Tjera