Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/mediterranean-diet-FTR.jpg

Karbohidratet apo yndyrnat ju pengojnë për të humbur peshë



Keni menduar ndonjëherë se cila është dieta e duhur për ju? 

Të humbasësh në peshë duket se është mision i pamundur për disa dhe fare e thjeshtë për të tjerë.

Për këtë ka një arsye të fortë që qëndron pas. 

I gjithë sekreti qëndron tek dieta e duhur dhe zgjedhja e duhur e saj.

Ndër më të njohurat janë dietat që masin yndyrnat e ushqimeve dhe ato që masin karbohdratet.

Në këtë artikull do t’i vëmë të dyja përballë për të parë se kush është më efektive.

Dietat me pak karbohidrate

Këto lloj dietash ulin tërësisht konsumimin e ushqimeve të brumit, sheqrnave, yndyrnave e karbohidrateve të tjera.

Ato ndahen në tre kategori në dieta më shumë pak karbohirate ku këto të fundi zënë vetëm 10% të kalorive totale ditore, ose e përkthyer në 20-50 gram në ditë karbohidrate në një dietë me 2000 kalori.

Kategoria e dytë janë dietat me karbohidrate të ulta me më pak se 26% e kalorive totale ditore, ose më pak se 130 gram në ditë bukë, brumra, sheqerna apo bishtajorë.

Tek kategoria e tretë futen dietat e moderuara të karbogidrateve që zënë 26-44% të kalorive totale ditore.

Zakonisht dietat me shumë pak karbohidrate hyjnë tek dietat ketogjene të cilat i kufizojnë energjinë trupit për të stimuluar dobësimin.

Në përgjithësi, këto dieta kufizojnë ushqimet si pijet me sheqer, produktet e brumit dhe ëmbëlsirat.

Disa versione gjithashtu mund të kufizojnë burimet e shëndetshme të energjisë siç janë bishtajorlt, perimet, frutat me shuml sheqer apo makarinat.

Në këto lloj dietash e gjithë energjia e trupit tuaj duhet të vije nga mishi, peshku, bulmeti apo arrorët.

Dietat me pak yndyrna

Dietat me pak yndyrë fokusohen në kufizimin e marrjes së yndyrës në më pak se 30% të kalorive totale ditore.

Ushqimet me yndyrë të lartë si vajrat e gatimit, gjalpi, avokadot, arrat, farat dhe bulmeti me yndyrë janë zakonisht të ndakuara në këto lloj dietash.

Ju duhet të konsumoni ushqime me pak yndyrë si si frutat, perimet, drithërat, të bardhat e vezëve, bishtajoret dhe shpendët.

Gjithashtu edhe ushqimeme yndyrë të reduktuar si kosi me pak yndyrë, qumështi pa yndyrë e çdo produkt tjetër që nuk e përmban atë.

Cila është më efektive?

Ekspertët në këtë pikë thonë se dietat me pak karbohidrate janë më efikase për të humbur peshë më shpejt, por në terma më afatgjatë të dyja dietat janë efikase njësoj.

Me të dyja këto dieta nëse ndiqen në mënyrë të shëndetëshme do të mund të humbisni peshë thuajse në të njejtën mënyrë në terma afatgjatë.

E rëndësishme për të humbur peshën dhe për ta mbajtur atë konstante është që të zgjidhni atë të duhurën për organizmin tuaj.

Kur ulni karbohiratet do të keni më pak uri dhe do të kontrolloni më mirë nivelet e sheqerit ne gjak gjë që do të çojë në djegien e dhjamit.

Ndërsa kur ulni yndyrnat do të mund të ulni yndyrën e tepërt në trupin tuaj dhe do të stimuloni humbjen e peshës.

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini më pak se 6 orë

A jeni nga ata njerëz që fle disa orë? A nuk i plotësoni 8 orët e kërkuara? A ju pëlqen të kaloni natën, por edhe zgjoheni në mëngjes, kështu që vendosni të “sakrifikoni” edhe disa o

Vaksina e Oksfordit ka filluar të jap rezultate

Bota ka filluar t’i presë rezultatet e para të vaksinës kundër koronavirusit. Nëse efikasiteti i kësaj vaksine është pozitiv, atëherë ajo do të shpërndahet në mbarë Evropën dhe botën

FDA autorizon Remdesivirin kundër COVID-19

Agjencia amerikane e Barnave (FDA) i dha dje autorizimin e plotë ilaçit antiviral Remdesivir për pacientët e shtruar me COVID-19, duke konfirmuar autorizimin me kusht të dhënë në maj, njoftoi

Hani gjashtë bajame në ditë dhe shihni përfitimet

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të s

5 ushqime që duhet ti konsumoni gjatë vjeshtës

Vjeshta është stina ideale për shumë fruta, zarzavate peshk, ushqime të nëntokës, të cilat mund të na ndihmojnë të humbasim kilogramët e tepërt, të mbrojmë zemrën e të kemi imunitet m

Çfarë i ndodh organizmit nëse hani shegë në mëngjes

Shega është një nga ushqimet më të shëndetshme për organizmin. Antioksidantët tek shega mbrojnë shëndetin e zemrës dhe luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë dëmtim të rëndë qelizor

Info Tjera