Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/2-reasons-to-go-to-the-beach.jpg

Këshilla për mbrojtjen e lëkurës dhe nxirjen në plazh



gjatë këtyre ditëve të ngrohta ku ekspozimi në diell është i pashmangshëm dhe frekuentimi i plazheve e pishinave ka nisur, rekomandohet ushqyerje e shëndetshme

Ekspozimi në diell na ndihmon që në lëkurën tonë të bëhet sintetizimi i vitaminës D, mjaft e rëndësishme për shëndetin e sistemit tonë skeletor, gjithashtu ekspozimi në diell ndihmon dhe përmirëson disa sëmundje të lëkurës siç është psoriasis, dermatitiatopik (ndryshe rrjebulla), ekzemat e ndryshme, dermatitiseborrheic.

Mirëpo koha e qëndrimit në diell dhe orari i ekspozimit duhen diskutuar gjithmonë me një mjek dermatolog sepse dihet që ekspozimi në pikun e diellit midis orës 10:00-17:00 është i dëmshëm për lëkurën.

Gjithashtu ka edhe sëmundje të lëkurës të cilat acarohen mjaft nga ekspozimin në diell, siç janë rosacea, lupus erythematozdiscoid, personat të cilët vuajnë nga skuqjet në lëkurë, këta persona duhet shmangin sa më shumë ekspozimin në diell, në muajt e verës, duhet të përdorin kremra me filtër mbrojtës maksimal ndaj diellit, kapele me strehë të gjerë, syze dielli dhe rroba të përshtatshme të cilat i mbrojnë nga rrezatimi diellor.

Ekspozimi
Koha apo orari më i përshtatshëm për t’u ekspozuar në diell janë orët e para të mëngjesit deri në orën 10:00 paradite dhe orët e pasdites pas orës 17:00 pasdite kjo për stinën e verës, orari midis orës 10:00 dhe 17:00 është i dëmshëm.

Gjithsesi kjo nuk do të thotë që ne të mbyllemi brenda në këtë orar sidomos në plazh por të marrim masa mbrojtëse, duke qëndruar në hijen e çadrës apo pemëve, duke përdorur kremra mbrojtës për lëkurën tonë me filtër SFP nga 30-50, syze, kapele.

Veçanërisht kujdes duhet treguar ndaj fëmijëve që është shumë e vështirë t’i mbash në çadër gjatë kohës së plazhit, pas orës 10:30, nëse është e mundur fëmijët duhet të veshin bluza të bardha T- shirt dhe të mbajnë kapele me strehë.

Nëse futeni në ujë duhet të aplikoni kremin solar para dhe pas daljes nga uji.

Dielli
Po ka lidhje midis ekspozimit në diell dhe tumoreve të lëkurës, të tilla si keratosisactinice.

Keratozat janë elemente prekancerogjen të lëkurës që krijohen nga ekspozimi i gjatë në diell për vite me radhë, ndryshe quhen edhe elementë të hershëm të karcinomëssquamo qelizore, gjithashtu rrezatimi diellor dëmton direkt ADN-në e qelizave në lëkurë duke qenë edhe një nga shkaktarët e transformimit të nishaneve melanocitare në melanoma, kanceri më i rrezikshëm dhe metastatik i lëkurës.

Nxirja
Gjatë procesit të nxirjes si rezultat i rrezatimit diellor emetohet një sasi energjie që përthithet nga qelizat melanocitare (qelizat që prodhojnë pigmentin melaninë në lëkurë), kjo energji që përthithet nga këto qeliza nis një sërë procesesh fiziologjike që çojnë në prodhimin e melaninës e cila kapet nga qelizat e tjera të lëkurës duke u dhënë ngjyrë më të pigmentuar atyre, këto janë qeliza që migrojnë (lëvizin) nga thellësia e lëkurës deri në sipërfaqen e saj duke kryer ciklin e tyre fiziologjik deri në flakjen e tyre nga organizmi, kjo është edhe arsyeja që ngjyra që marrim në plazh nuk zgjat më shumë se 1-2 muaj gradualisht.

Ushqimet që ruajnë nxirjen e plazhit

Limoni
Një gotë ujë me limon sapo çohemi në mëngjes ka efekt pastrues, ndihmon sistemin tonë tretës dhe pastron mëlçinë nga helmet.

Përfitime nga ujë me limon ka edhe lëkura pasi i dhuron shkëlqim.

Patatja e ëmbël
Janë të pasura me betakarroten, vitaminë A dhe C, riparojnë dëmet e lëkurës, po kështu ndihmojnë në neutralizimin e veprimit të radikaleve të lira të cilat dëmtojnë shtresat e lëkurës.

Bajamet
Janë burim i shkëlqyer i vitaminës E, antioksidanti përgjegjës për ngjyrën dhe fleksibilitetin e lëkurës, po kështu mbron nga dëmet që shkaktojnë rrezet ultravioletë.

Ananasi
Ananasi stimulon qelizat që prodhojnë kolagjenin-(fibroplastis), ndihmon në trajtimin e akneve dhe probleme të tjera të lëkurës së fytyrës.

Panxhari
Është një antioksidant i fuqishëm, i cili stimulon riparimin e indeve dhe rinovimin qelizor.

Është i mrekullueshëm për të pastruar organizmin nga helmet, ashtu sikurse molla dhe xhenxhefili.

Fiku
Ky frut përmban kalium, stimulon procesin tretës, teksa farat e tij fuqizojnë eliminimin e helmeve nga organizmi.

Spinaqi
Spinaqi përmban vitaminën A, shumë i rëndësishëm në rinovimin qelizor dhe nivelin e vitaminës C, të domosdoshme për prodhimin e kolagjenit.

Qumështi dhe nënproduktet
Konsumoni sa më shumë qumësht dhe nënprodukte të tij.

Pasi falë përmbajtjes së lartë me aminoacide esenciale stimulojnë sintezën e proteinave dhe kolagjenit, të cilat janë esenciale për ngjyrën e lëkurës tuaj.

Të fundit

Gratë që punojnë me orar të tejzgjatur, rrezikohen nga depresioni

Gratë të cilat punojnë me orë të zgjatura janë më të rrezikuara që të preken nga depresioni, dhe një gjë e tillë nuk ndodh me burrat. Studimi më i fundit i realizuar nga ekspertë britan

Si të mbrohemi nga gripi sezonal

Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne mënyre indirekte me prekjen e ob

Studim: Mëngjesi është hapi kryesor për humbjen e peshës

Një ditë produktive kërkon mëngjes të pasur me fibër e proteina. Sipas ekspertëve, ky vakt duhet ngrënë patjetër brenda një ore nga zgjimi. Ndërsa reka duhet planifikuar 4-5 orë më vonë

A po bëhet më pak vdekjeprurës koronavirusi?

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se njerëzit kanë më pak të ngjarë të vdesin nëse marrin Covid-19 tani krahasuar me fillimet e pandemisë, të paktën në Evropë, por arsyet pse mund të ndo

Ushqimet që largojnë dhimbjet e forta të stomakut

Dhimbjet e stomakut nuk janë të pëlqyeshme për askënd dhe jo më kot konsiderohen si më të bezdisshmet. Kur ju dhemb stomaku ose barku, faji fillimisht bie mbi ndonjë ushqim të rëndë që mu

Nis faza e fundit e provave për vaksinën COVID-19 në SHBA

Gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson ka nisur fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike në njerëz për vaksinën kundër COVID-19 që përdor një dozë të vetme. Doktor Pau

Info Tjera