Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/shalqi990123-750x500-1-600x360-1.jpg

Këto ushqime pastrojnë enët e gjakut



Sipas stinës, këto ushqime pastrojnë enët e gjakut

Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera.

Në disa raste, enët e gjakut bllokohen duke përbërë pikënisjen e shumë sëmundjeve kardiovaskulare. Të dhënat e agroweb tregojnë se në vitet e fundit, 60% e vdekjeve në vend kanë ndodhur si pasojë e sëmundjeve të zemrës.

Ekspertët kanë identifikuar disa ushqime të shëndetshme të cilat pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të tilla dhe ruajnë shëndetin e enëve të gjakut.

Avokado

Avokado është e pasur në proteina, fibër, vitamina dhe minerale. Natyrshëm, konsumi i tyre ndihmon në zhbllokimin e enëve të gjakut. Për më tepër, konsumi ditor i avokados ul kolesterolin e keq me nga 11 deri në 22%. Avokado gjendet në treg gjatë gjithë vitit.

Brokoli

Brokoli përmban shumë vitaminë K që parandalon mpiksjen e gjakut. Fibra tek brokoli ul tensionin e gjakut dhe kolesterolin. Brokoli gjendet në treg nga muaji tetor deri në muajin mars – prill.

Agrumet

Agrumet janë të pasura me pektinë që pastron enët e gjakut dhe ul kolesterolin e keq.Agrumet gjenden në treg gjatë gjithë vitit.

Kafeja

Studiuesit australianë kanë zbuluar se kafeja ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 20%. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe acid klorogenik që parandalon problemet me zemrën.

Mollët

Mjekët thonë se ngrënia e një molle në ditë ul kolesterolin e keq me të paktën 40%. Antioksidantët tek molla kanë aftësinë të shmangin ngurtësimin e enëve të gjakut. Mollët gjenden në treg gjatë vitit.

Spinaqi

Një racion me spinaq në ditë mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës që shkaktohen nga ateroskleroza ose bllokimi i enëve të gjakut. Spinaqi gjendet në treg nga periudha janar – maj dhe shtator-dhjetor.

Peshku

Salmoni, peshku ton, skumbria dhe sardelet janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe acide yndyrore omega-3 të cilat zhbllokojnë enët e gjakut dhe parandalojnë trombozën. Kujdesuni të konsumoni peshk të freskët.

Arrorët

Arrat dhe bajamet janë veçanërisht mirëbërës për zemrën. Ato janë të pasur me fibër, proteinë, acid alfalinoleik, vitaminë E dhe yndyrna mono-të-pangopura.

Shalqini

Amino acidet tek shalqini zhbllokojnë enët e gjakut dhe ulin tensionin e gjakut. Ekspertët  nënvizojnë se zhbllokimi dhe pastrimi i enëve të gjakut kërkon kohë, por ngrënia e ushqimeve të lartpërmendura e përshpejton këtë proces. Shalqini e ka periudhën nga muaji korrik deri në muajin shtator.

/Gazeta Express

Të fundit

Gratë që punojnë me orar të tejzgjatur, rrezikohen nga depresioni

Gratë të cilat punojnë me orë të zgjatura janë më të rrezikuara që të preken nga depresioni, dhe një gjë e tillë nuk ndodh me burrat. Studimi më i fundit i realizuar nga ekspertë britan

Si të mbrohemi nga gripi sezonal

Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne mënyre indirekte me prekjen e ob

Studim: Mëngjesi është hapi kryesor për humbjen e peshës

Një ditë produktive kërkon mëngjes të pasur me fibër e proteina. Sipas ekspertëve, ky vakt duhet ngrënë patjetër brenda një ore nga zgjimi. Ndërsa reka duhet planifikuar 4-5 orë më vonë

A po bëhet më pak vdekjeprurës koronavirusi?

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se njerëzit kanë më pak të ngjarë të vdesin nëse marrin Covid-19 tani krahasuar me fillimet e pandemisë, të paktën në Evropë, por arsyet pse mund të ndo

Ushqimet që largojnë dhimbjet e forta të stomakut

Dhimbjet e stomakut nuk janë të pëlqyeshme për askënd dhe jo më kot konsiderohen si më të bezdisshmet. Kur ju dhemb stomaku ose barku, faji fillimisht bie mbi ndonjë ushqim të rëndë që mu

Nis faza e fundit e provave për vaksinën COVID-19 në SHBA

Gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson ka nisur fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike në njerëz për vaksinën kundër COVID-19 që përdor një dozë të vetme. Doktor Pau

Info Tjera