Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/covid-19-test-1.jpg

Kompanitë teknologjike eksperimentojnë diagnozën Covid-19 përmes zërit



Kompania e telekomunikacionit “Huawei” dhe “Voicewise” nga Universiteti “Tor Vergata” i Romës kanë nisur një projekt-pilot hulumtimi të bioshënuesve të zërit për infeksionin COVID-19 nëpërmjet Inteligjencës Artificiale.

“Studimi klinik lindi me qëllimin për të verifikuar mundësinë e identifikimit të infeksionit COVID-19 përmes analizës së mostrave të zërit, duke përdorur algoritme të inteligjencës artificiale të zhvilluar nga “Voicewise -shpjeguan studiuesit në një shënim.

Kjo analizë synon gjithashtu, “matjen” e nivelit të ashpërsisë së infeksionit, si edhe monitorimin e ecurisë të tij, madje edhe në fazën e shërimit pas daljes nga spitali ose te pacientët në izolim në shtëpi”, vazhdon shënimi.

Prova klinike për të diagnostikuar dhe monitoruar infeksionin u zhvilluan në Spitalin Castelli në Romë, në Parkun Teknologjik Technoscience në Latina dhe në Poliklinikën e Fondacionit San Matteo në Pavia.

Në mbështetje të projektit, “Huawei Italia” siguroi pajisjet e nevojshme për eksperimentimin.

Telefonat inteligjentë dhe tabletët “Huawei”, përmes përdorimit të aplikacionit në internet të zhvilluar nga “Voicewise” bënë të mundur regjistrimin dhe përvetësimin e zërave të pacientëve në repartet COVID, duke eliminuar çdo rrezik kontakti me pacientin.

Të fundit

Lulja që mund ta rrisim në shtëpi dhe ka vlera të pabesueshme medicinale

Kollë, bronkit, dhimbje të fytit, por edhe të stomakut i shëron mëllaga. Nëse keni lëkurë tepër të thatë për shkak të të ftohtit, sërish mëllaga mund t’i lehtësojë shenjat, sepse p

Pse duhet të hani kos në mëngjes?

Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara nga shqiptarët. Ai nuk bëhet kurrë i mërzitshëm sepse mund të kombinohet në mënyra e shije të ndryshme. Kosi mund të hahet me të

Si të minimizohen pasojat për njerëzit që pinë duhan?

Pirja e duhanit vazhdon të jetë një nga faktorët kryesorë për shumë sëmundje e cila prek të gjitha organet në trupin e njeriut. Nuk është rastësi që sistemet shëndetësore janë të koo

Xhenxhefili, miku më i mirë i sistemit tretës të njeriut

Xhenxhefili është një nga miqtë më të mirë të sistemit tretës të njeriut. Mjafton një dozë e vogël me xhenxhefil përpara ushqyerjes dhe do të ndiheni shumë në formë. Këto përbërë

A mund të ndihmojë mbajtja e syzeve në mbrojtjen nga Covid-19?

Një studim i botuar së fundmi duke parë 276 pacientë në Spitalin Suizhou Zengdu në Suizhou, Kinë tregoi se ata që mbanin syze për më shumë se tetë orë në ditë ishin në rrezik dukshëm

Vitaminat më të rëndësishme kundër çdo sëmundje

Përballja me sëmundje të ndryshme që organizmi mund të zhvillojë është sigurisht shumë e vështirë dhe e mundimshme. Shkaqet se përse një njeri sëmuret janë nga më të ndryshmet, duke f

Info Tjera