Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/kal.jpg

Ku ta gjeni kaliumin, i cili pastron organizmin dhe parandalon gurët në veshka



Mes faktorëve të ndryshëm, shëndeti ynë bazohet edhe tek përthithja e një sërë nutrientësh, nga kombinimi i të cilëve mbështeten funksione esenciale të organizmit tonë, shkruan “Living”.

Në gamën e nutrientëve që nuk mund të mungojnë në një dietë të shëndetshme, është edhe kaliumi, transmeton lajmi.net.

Por për çfarë bëhet fjalë specifikisht dhe cilat janë benefitet që sjell në trupin tonë?

Kaliumi është një makroelement dhe një makromineral, ose një prej mineraleve për të cilat trupi ynë ka nevojë për sasi të mjaftueshme që të sigurojë mirëqenien e vet.

Bëhet fjalë për një prej mineraleve më të pranishme në trupin tonë. Në një individ të rritur gjenden rreth 180 gramë.

Kaliumi merr pjesë në funksione të ndryshme trupore si:

Merr pjesë në kotnraktimin e muskujve, përfshirë dhe muskulin e zemrës

Favorizon rregullimin e ekuilibrit të lëngjeve dhe mineraleve në qeliza

Ruan presionin e gjakut në nivele normale duke minimizuar efektet e kripëës

Redukton humbjen e indit kockor i cili ndodh gjatë plakjes

Në rastet e mungesës së kaliumit, mund të ndodhin ngërçet muskulore, ose kontraksione të pavullnetshme të muksujve. Kaliumi, veç të tjerave:

-Favorizon diurezën

-Vepron në muskulaturën e stomakut dhe zorrëve duke kontrastuar ngërçet

-Ndihmon në parandalimin e gurëve të veshkave dhe suporton eliminimin e citratit të tepërt

Ku gjendet kaliumi

Kaliumi gjendet në një numër të madh ushqimesh. Mes atyre më të këshilluara për të siguruar kaliumin janë:

Lakrat

Brokoli

Spinaqi

Asparagët

Domatet

Fasulet dhe bizelet, sidomos të thata

Banane

Fiq

Rrush

Kajsi

Kivi

Frutat me lëvozhgë

Nevojat ditore për kalium përllogariten rreth 3 gr në ditë për të rriturit, 5 gr në ditë për gratë shtatzëna dhe për fëmijët nën moshën 3 vjeç janë mjaftueshëm 800 mg në ditë.

Simptomat e mungesës së kaliumit

Kur verifikohet një mungesë kaliui në trup mund të shfaqen sinjale të ndryshme në organizmin tonë, mes të cilave:

Lodhje

Spazma dhe ngërçe muskulore

Çrregullim i rrahjeve të zemrës

Të vjella

Ndryshim i humorit

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Zvogëloni sëmundjet e zemrës me një gotë qumësht

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse

Sëmundjet që fshihen në pëllëmbën e dorës

Ndodh shpesh që të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe

Si mund ta largoni peshën e tepërt në formë natyrale

Dhjamosja e mëlçisë është një problem shëndetësor që ka të bëjë me akumulimin e sasive të mëdha të triglicerideve të yndyrës në qelizat e këtij organi. Mëlçia është e rëndësis

Info Tjera