Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/health-benefits-omega-3-1296x728-feature.jpg

Kur duhet pirë vaji i peshkut dhe vitaminat e tjera



Suksesi i suplementëve të vitaminave dhe mineraleve varet nga disa strategji të thjeshta.

Në këtë artikull do të mësoni për mënyrat e sakta të përdorimit të vajit të peshkut dhe suplementëve të tjerë, që ato të shpalosin plotësisht vlerat e tyre në organizëm.

Vaji i Peshkut
Zakonisht vaji i peshkut mund të pihet në çdo orar të ditës.

Gjithsesi, mjekët këshillojnë që të pihet pasi keni ngrënë ose gjatë ngrënies së një vakti.

Marrja e këtij suplementi me stomak bosh mund të shkaktojë të përziera.

Gjithashtu vitaminat yndyrore, siç është edhe vaji i peshkut, përthithen me lehtë nga organizmi nëse shoqërohen me ushqim.

Vitaminat duhen shoqëruar me ushqim
Suplementët, me përjashtim të hekurit, duhen marrë gjjithmonë gjatë një vakti, sepse nxisin disa procese në stomak që lejojnë përthithjen maksimale edhe të vitaminave dhe mineraleve nga ushqimet.

Suplementët e hekurit duhen marrë në mëngjes me stomakun bosh për përthithje më të mirë.

Koha e duhur Për vitaminat dhe mineralet
Të gjitha vitaminat e kompleksit B duhen marrë në mëngjes sepse japin shumë energji.

Kjo vlen për shumë vitamina të tjera por në rastin e magnezit ai duhet marrë në mbrëmje përpara gjumit.

Kujdes me ilaçet e tjera
Ka raste kur vitaminat dhe mineralet ndërveprojnë keqazi me disa barna.

Për shembull, kalçiumi mund të ndërhyjë në përthithjen e barnave për tiroiden, ndaj gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun.

Vitaminat që treten në ujë dhe në yndyrë
Përpara marrjes së suplementëve, sigurohuni të bëni dallimin mes vitaminave që treten në ujë e ato që treten në yndyrë.

Vitaminat A, D, E dhe K treten në yndyrë dhe nëse akumulohen gjatë në trup mund të jenë të dëmshme.

Këto vitamina duhen marrë në mëngjes nëse pini qumësht, kos ose hani avokado

Vitaminat e kompleksit B dhe vitamin C treten në ujë dhe dalin nëpërmjet urinës ndaj rreziku i akumulimit të tyre është thuajse zero.

Formati i duhur i vitaminave
Nëse vitamin merret në formën e kapsulës, organizmi e ka më të vështirë ta tresë dhe ta përthithë.

Ndaj është më mirë që disa suplementë të merren në formë të lëngshme.

Vitaminat që mund të kombinohen
Vitaminat D, K dhe kalçiumi mund të kombinohen dhe të merren së bashku.

Hekuri kombinohet mjaft mirë me vitaminën C sepse kjo e fundit ndihmon në përthithjen maksimale të hekurit shkruan Agroweb.

Kalçiumi nuk duhet marrë në të njëjtën kohë me hekurin sepse pengon funksionin e tij.

Ndaj hekuri duhet marrë në mëngjes dhe kalçiumi pasdite.

Njeriu duhet të tregojë kujdes edhe me vitaminën C e cila del nga urina dhe të sigurohen të marrin sasi të mjaftueshme të saj.

Konsulta me mjekun dhe analizat e gjakut
Mënyra më e mirë për të përcaktuar nevojat për suplementë të trupit është të kryeni një analizë gjaku.

Kësisoj do të keni një ide mjaft të qartë se çfarë suplementësh duhet të merrni.

Ku t’i Ruani vitaminat dhe mineralet?
Probiotikët duhen ruajtur në frigorifer.

Vaji i peshkut duhet mbajtur në një vend të ftohtë e të errët sepse në të kundërt pilulat nuk do të jenë efikase.

Po kafeja?
E fundit, por jo për nga rëndësia, është që duhet të tregoni kujdes me kafenë.

Ajo ndikon në mënyrën e përthithjes së vitaminave dhe minerale dhe nxitë urinimin e nëpërmjet tij daljen nga organizmi të suplementëve.

Të fundit

Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë

Ajri i ndotur është rikthyer, kjo vërehet dukshëm edhe në kryeqytet. Në kohën kur Kosova po përballet me shtim rastesh me koronavirus, një tjetër problem po shtohet. Sipas Indeksit të Cilë

Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin e vaksinës anti-COVID 19

Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin e testimit në Shtetet e Bashkuara të vaksinave të tyre për COVID-19. Testimi i vaksinës së kompanisë AstraZeneca ishte ndërprerë q

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini më pak se 6 orë

A jeni nga ata njerëz që fle disa orë? A nuk i plotësoni 8 orët e kërkuara? A ju pëlqen të kaloni natën, por edhe zgjoheni në mëngjes, kështu që vendosni të “sakrifikoni” edhe disa o

Vaksina e Oksfordit ka filluar të jap rezultate

Bota ka filluar t’i presë rezultatet e para të vaksinës kundër koronavirusit. Nëse efikasiteti i kësaj vaksine është pozitiv, atëherë ajo do të shpërndahet në mbarë Evropën dhe botën

FDA autorizon Remdesivirin kundër COVID-19

Agjencia amerikane e Barnave (FDA) i dha dje autorizimin e plotë ilaçit antiviral Remdesivir për pacientët e shtruar me COVID-19, duke konfirmuar autorizimin me kusht të dhënë në maj, njoftoi

Hani gjashtë bajame në ditë dhe shihni përfitimet

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të s

Info Tjera