Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/muskujok.jpg

Kura natyrale që shëron muskujt



Dhimbjet muskulare dhe të gjymtyrëve janë të forta dhe aspak të këndshme.

Fundja, asnjë dhimbje nuk është e tillë.

Por në rastin e muskujve dhe gjymtyrëve, dhimbja është aq e mprehtë sa të drobit dhe të heq lirinë e lëvizjes.

Dhimbjet muskulare shfaqen në çdo stinë, por gjatë dimrit janë më të shpeshta.

 A ka një kurë për dhimbjet muskulare dhe të gjymtyrëve?

Mjekësia tradicionale favorizon përdorimin e medikamenteve dhe kremrave.

Mjekësia popullore nga ana tjetër bën rekomandime të ndryshme.

Përzierja e mjaltit, kanellës dhe xhenxhefilit funksionon me të vërtetë.

Një kurë e tillë zbut dhimbjen dhe inflamacionin dhe rikthen lëvizshmërinë.

Përse janë këto përbërës kaq efikasë?

Mjalti është eliksir i shëndetit.

Vlerat e tij janë të pamohueshme dhe të larmishme.

Mjalti është një përbërës i domosdoshëm për mirëqenien tonë.

Xhenxhefili është i shkëlqyer kundër inflamacionit sepse përmban xhinxherol.

Ky përbërës largon dhimbjen e kyçeve, muskujve dhe gjymtyrëve bashkë me inflamacionin.

Për më tepër, xhinxheroli arrin të parandalojë dëmet që shkaktojnë radikalet e lira.

Ai është efikas në zbutjen e lëndimeve të fytit dhe në forcimin e sistemit imunitar.

Kanella është një erëz shumë e fuqishme kundër inflamacionit.

Ajo lufton bakteret dhe mbron funksionet e trurit.

Kanella është e pasur në minerale si: hekuri, mangani dhe kalçiumi.

Kjo erëz aromatike rekomandohet nga ekspertët për parandalimin e diabetit dhe uljen e sheqernave në gjak.

Kura me Xhinxher, Kanellë dhe Mjaltë

Përbërësit:

– 1 lugë gjelle me xhenxhefil të grirë
– 1 gotë me ujë
– pak kanellë
– 2 lugë çaji me mjaltë

Përgatitja:

Zieni ujin dhe lëreni mënjanë.

Shtoni xhenxhefilin dhe kanellën dhe mbulojeni enën me kapak.

Pas 10-15 minutash shtoni mjaltin.

Ju mund të konsumoni një lugë çaji nga ky lëng dy herë në ditë.

Pijeni lëngun për disa ditë deri sa dhimbja të ikë dhe ju të jeni në gjendje të lëvizni lirshëm dhe pa probleme.

Të fundit

Bëhuni gati të nisni ditën pa stres

Stresi në kohët e sotme është padyshim një nga problemet më të shpeshta tek njerëzit. Pak kohë më parë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi se pandemia e COVID-19 po rrit

Tri pijet e shëndetshme që duhet ti pini

Zgjedhja e ushqimit të shëndetshëm është shumë me rëndësi nëse dëshironi të ndiheni mirë. Sa kujdeseni në pijen tuaj gjatë ditës, a pini ujë mjaftueshëm sa i duhet organizmit tonë, t

7 gabime të nënave gjatë shtatzanisë që dëmtojnë foshnjën

Kur femrat mbeten shtatzëna ato përpiqen që të kenë dietën ushqimore më të shëndetshme për foshnjat dhe veten e tyre. Disa ushqime dhe pije nuk janë aspak të sigurta për konsum gjatë kë

Studim: Mbajtja e maskës zvogëlon rrezikun e infektimit me 77%

Distancimi social, higjiena e duarve dhe një maskë janë efektive në zvogëlimin e rrezikut të infektimit kur jeni në kontakt me një person që është pozitiv me Covid-19. Ky fakt konfirmohet e

Gratë që punojnë me orar të tejzgjatur, rrezikohen nga depresioni

Gratë të cilat punojnë me orë të zgjatura janë më të rrezikuara që të preken nga depresioni, dhe një gjë e tillë nuk ndodh me burrat. Studimi më i fundit i realizuar nga ekspertë britan

Si të mbrohemi nga gripi sezonal

Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne mënyre indirekte me prekjen e ob

Info Tjera