Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/vacine-4.jpg

Listës të simptomave nga Covid-19 te fëmijët i shtohen të vjellat dhe diarreja



Diarreja, të vjellat dhe ngërçet e barkut  te fëmijët mund të jenë një nga shenjat e koronavirusit, thonë studiuesit britanikë pas një studimi të hollësishëm që kanë bërë.

Ekipi i Queen’s University në Belfast dolën në përfundimin se këto simptoma ja vlen të shikohen dhe t’i kushtohet një vëmendje nga ekipet mjekësore.

Aktualisht ajo çfarë dimë për koronavirusin janë ethet, kollë, humbja e nuhatjes dhe shijes.

Kushdo që ka këto simptoma duhet të izolohet dhe të testohet për virusin.

Qendra e SH.B.A.-së për Kontrollin e Sëmundjeve tashmë liston dhe të përzierat ose të vjellat, diarren midis simptomave të mundshme të Covid-19.

Në studim u përfshinë 1000 fëmijë ku nga analizat e bëra rezultuan se 68 nga 992 fëmijë kishin antitrupa ndaj virusit, duke sugjeruar se ata kanë qenë të infektuar me Covid-19.

Gjysma e atyre që rezultuan pozitivisht raportuan se kishin simptoma.

Ethet ishin më të zakonshmet  dhe më prezentë për 21 fëmijë të cilët ishin të infektuar  me covid.

Simptomat gastrointestinale,  të tilla si diarreja, të vjella dhe ngërçet e barkut ,  u raportuan nga 13 fëmijë që rezultuan pozitiv.

Të fundit

5 ushqimet kryesore që nuk duhet të mungojnë asnjëherë në shtëpinë tuaj

Faktorët që ndikojnë në mirëqënien e popullatës janë të ndryshëm, përfshirë këtu aktiviteti fizik apo menaxhimi i stresit, megjithatë faktori kryesor mbetet mënyra se si ushqeheni dhe

Ushqimet që ju ndihmojnë kur keni probleme me lukthin

Bademat Bademet janë shumë të mirë e sidomos për tretje për shkak të sasisë së lartë të vajit që ka e neutralizon acidin në lukth. Hani një grusht badem dhe pas gjysmë ore s’do keni m

Çfarë pëson organizmi juaj nëse hani shpejtë?

Ngrënia me shpejtësi është e gabuar dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe hemoragjisë cerebrale, shkruan “AgroWeb”. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer në Jap

4 vitaminat që ulin efektet e koronavirusit

Një studim i ri tregon se nivelet e ulta të vitaminës D shoqërohen me një rrezik më të lartë të vdekshmërisë nga Covid-19. Studime të mëparshme sugjerojnë se 9 nga 10 vdekjet nga virusi

Sa mund të qëndrojnë djathërat e fortë dhe ata butë në frigorifer

Në mënyrë që të ruajmë shëndetin tonë dhe të mbrohemi nga helmimet, ne shpesh hedhim gjithçka që është e dyshimtë nga frigoriferi. Ndër artikujt më të shpeshtë të cilët i hedhim po

Përfitimet shëndetësore nga vaji i xhenxhefilit

Xhenxhefili dhe vaji esencial i tij kanë fituar shumë popullaritet jo vetëm për aftësitë shëruese por edhe ato aromatike. Vaji esencial është shumë i fuqishëm dhe shërues sepse përmban sa

Info Tjera