Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/vacine-4.jpg

Mbipesha mund të ndikojë në efikasitetin e vaksinave



Mbipesha është një faktor i rëndësishëm rreziku për gjendje të rëndë dhe vdekje nga COVID-19, por, përveç kësaj, disa shkencëtarë kanë shprehur shqetësime se mbipesha ndikon edhe në efikasitetin e vaksinave.

Dy studime italiane të botuara së fundmi tregojnë se ky shqetësim mund të dalë i vërtetë.

Të dy studimet përfshijnë një vaksinë mARN (BioNTech/Pfizer) të administruar për punonjësit e kujdesit shëndetësor në Itali, pa ndonjë problem tjetër të veçantë shëndetësor.
Intervali kohor midis dy dozave ishte 21 ditë.

Studimi i parë përfshiu 248 subjekte, përgjigjet imune të të cilëve u vlerësuan një javë pas dozës së dytë të vaksinës.

Ai tregoi se një indeks më i lartë i masës trupore (BMI) shoqërohej me një përqendrim më të dobët të antitrupave si përgjigje imune ndaj vaksinës shkruan KP.

Studimi i dytë përfshiu 86 persona, përgjigjet imune të të cilëve u vlerësuan një deri në katër javë pas dozës së dytë të vaksinës.

Ky studim nuk tregoi ndryshime në përgjigjen imune sipas BMI, por tregoi se personat me mbipeshë qendrore (perimetri i belit 88 cm për gratë dhe 102 cm për burrat) treguan një përqendrim më të dobët të antitrupave si përgjigje imune ndaj vaksinës.

Për më tepër, ky studim tregoi se pirja e duhanit dhe hipertensioni ishin të shoqëruara me përqendrim më të ulët të antitrupave, një zbulim i raportuar për herë të parë në literaturë.

Këto vërejtje, megjithëse fillestare, kanë një rëndësi të veçantë.

Nëse provohen nga studime të tjera më të mëdha, ato do të ndikojnë në vendimet e politikave shëndetësore për të planifikuar në mënyrë efikase vaksinimet e përsëritura të mundshme.

Të fundit

Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil me limon

Çaji jeshil me lëng limoni është një pije qetësuese që mund ta shijoni në çdo kohë të ditës. Ky lëng është gjithashtu shumë ushqyes dhe hulumtimet kanë zbuluar se shoqërohet me një

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Zvogëloni sëmundjet e zemrës me një gotë qumësht

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse

Sëmundjet që fshihen në pëllëmbën e dorës

Ndodh shpesh që të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe

Info Tjera