Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/images-1-1.jpg

Medikamenti që po ndihmon të sëmurët nga Covid



Një kompani farmaceutike tha të premten se një ilaç e që shet për të ulur inflamacionin, ka ndihmuar në parandalimin e nevojës për makineri të frymëmarrjes tek pacientët e shtruar në spital me COVID-19 në studimin e parë madhor kryesisht me hispanikë dhe afrikano-amerikanë.

Kompania Roche me bazë në Zvicër raportoi rezultatet për ilaçin e quajtur tocilizumab, që shitet tani si Actemra dhe RoActemra për trajtimin e artritit reumatik dhe disa sëmundje të tjera.

Kompania tha se do të publikonte shpejt rezultatet, të cilat nuk janë shqyrtuar ende nga shkencëtarë të pavarur dhe do të flasë me rregullatorët për hapat e ardhshëm.

Ilaçi, që jepet përmes terapisë intravenoze, shkatërron një proteinë të quajtur interleukin-6 që shpesh gjendet mbi nivelin e duhur tek pacientët me COVID-19.

Ilaçi dështoi në një studim të mëparshëm kur u testua tek njerëzit më të sëmurë nga koronavirusi.

Studimi i ri është bërë në Shtetet e Bashkuara, Afrikën e Jugut, Kenia, Brazil, Meksikë dhe Peru.

Rreth 85% e 389 pjesëmarrësve ishin hispanikë, afrikano-amerikanë, amerikanë vendas ose pakica të tjera etnike ose racore.

Këto grupe janë dëmtuar në mënyrë disproporcionale nga pandemia.

Rreth 12% e atyre që morën ilaçin kishin nevojë për një makinë frymëmarrjeje ose vdiqën brenda 28 ditëve përkundrejt rreth 19% të pacientëve që morën një placebo.

Të para veçmas, kishte më pak vdekje midis atyre që përdorën ilaçin – 8.6% kundrejt 10.4% të atyre që morën placebo – por ndryshimi ishte shumë i vogël për të thënë që mund të mos ketë qenë për shkak të rastësisë.

Është e paqartë se si do të shihen rezultatet; një ilaç tjetër që funksionon në një mënyrë të ngjashme dështoi në një eksperiment kur u testua në mënyrë rigoroze tek pacientët me COVID-19 por disa studime më pak shkencore, kanë sugjeruar rezultate të mira.

Kjo është hera e tretë këtë javë që kompanitë kanë njoftuar rezultate pozitive nga studimet që testojnë trajtimet për COVID përmes njoftimeve për shtyp.

Kompanive shpesh u kërkohet të bëjnë të ditura rezultatet që mund të ndikojnë në gjendjen e tyre financiare.

Të hënën, kompania Eli Lilly raportoi rezultate pozitive nga një studim që teston ilaçin e saj barikitinibin kundër inflamacionit të kombinuar me ilaçin antiviral remdesivir.

Të mërkurën, ajo tha se rezultatet e përkohshme nga prova shumë të herëshme sugjeruan se ilaçi eksperimental i antitrupave tregoi premtime për të ndihmuar në pastrimin e virusit dhe mundësisht zvogëlimin e nevojës për shtrim në spital në pacientët me simptoma të lehta dhe të moderuara.

Të fundit

Çfarë i ndodh organizmit nëse hani shegë në mëngjes

Shega është një nga ushqimet më të shëndetshme për organizmin. Antioksidantët tek shega mbrojnë shëndetin e zemrës dhe luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë dëmtim të rëndë qelizor

Eksperti amerikan: Po vjen koha më e errët e pandemisë së COVID-19!

SHBA-të, jo vetëm që kanë më së shumti raste të infeksionit me koronavirus në botë, por gjithashtu zënë vendin e parë për nga numri i vdekjeve të lidhura me virusin e rrezikshëm. Por nj

Si ta ndaloni gërhitjen me mënyra natyrale

Ekspertët konfirmojnë se aplikimi i disa pikave të vajit të ullirit mbi lëkurë mund ta mbrojë atë nga dëmtimet e shkaktuara prej ekspozimit të diellit. Një prej përfitimeve që vijnë ng

Shenjat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës A

Të gjitha vitaminat janë thelbësore që trupi të kryejë një sasi të jashtëzakonshme të funksioneve të përditshme. Pas shikimit të mirë, një sistemi efektiv riprodhues dhe një lëkure t

Shenjat paralajmëruese të diabetit

Diabeti është një gjendje shqetësuese, por e zakonshme mjekësore. Nëse keni diabet, duhet të menaxhoni sheqernat në gjak dhe t’i monitoroni rregullisht për t’u siguruar që janë brenda n

Mijëra vaksina gati për t’u shpërndarë kundër virusit

Mijëra doza të vaksinës kundër koronavirusit po prodhohen në Belgjikë dhe kjo është ajo që bota po pret me padurim. DailyMail ka publikuar foto ku gjigandi i ilaçeve Pfizer po prodhon ‘dis

Info Tjera