Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/10/gjethehurma12ok.jpg

Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash ushqyese



Shpeshherë janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fruti që mbart më shumë misticitet se çdo lloj fruti tjetër.

Më poshtë, lexoni disa prej vetive të saj:

Ndihmojnë në tretje
Hurmat kanë aftësi shumë të mira laksative dhe ndihmojnë në tretje për shkak të përmbajtjes së lartë të tyre në fibra, por nëse ato konsumohen të papjekura mirë, pra të pasura me taninë, ato janë të dëmshme dhe e dëmtojnë këtë proces.

Nëse konsumohen të pjekura, ato mund të jenë një kurë mjaft efektive në trajtimin e konstipacionit.

Forcojnë imunitetin dhe sigurojnë energji për organizmin
Hurmat janë të pasura me vitaminë C, e cila njihet për vetitë e saj në mbrojtjen e imunitetit.

Nga ana tjetër, ato përmbajnë sasi të lartë uji, sheqeri, vitaminash dhe mineralesh.

Sasia e lartë e karbohidrateve tek hurmat i bën ato të dobishme në përfitimin e energjive të nevojshme për organizmin.

Luftojnë aneminë
Në fakt, nuk ka studime të mirëfillta mbi këtë efekt, por thuhet se hurmat mund të stimulojnë eritropoezën (prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut), si dhe prodhimin e hemoglobinës në sajë të shtimit të përthithjes së hekurit në zorrë përmes ushqimeve, duke çuar kështu në përmirësimin e shkallës së anemisë.

Luftojnë lodhjen, stresin dhe sëmundjet kardiovaskulare
Është parë se hurmat kanë efekte pozitive në përmirësimin e lodhjes dhe stresit psikologjik.

Rrjedhimisht, si pasojë e efekteve të tilla pozitive, mendohet se ato ndihmojnë edhe në përmirësimin e sëmundjeve kardiovaskulare, në të cilat njihet se një nga faktorët shkaktarë është edhe stresi.

Reduktimi i tij ka çuar në reduktimin edhe të sëmundjeve kardiovaskulare.

Të fundit

Zbuloni çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane për zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës. Në krahasim me indeksin e masë

Qumështi apo kosi, cili është më i mirë për mëngjes?

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një n

Balsami i mrekullueshëm për shëndetin dhe gjithë organizmin

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo

Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil me limon

Çaji jeshil me lëng limoni është një pije qetësuese që mund ta shijoni në çdo kohë të ditës. Ky lëng është gjithashtu shumë ushqyes dhe hulumtimet kanë zbuluar se shoqërohet me një

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Info Tjera