Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/young-woman-crouching-cleaned-clothes-near-how-to-get-sour-smell-out-of-towels-ss.jpg

Mos e ndaj peshqirin me një anëtar të familjes!



A i mban mbulesat e shtratit aq të pastra sa për të mos rrezikuar nga koronavirusi? Po peshqirët sa shpesh i lani?

Ekspertja që furnizon me peshqirë familjen mbretërore britanike jep disa këshilla dhe arsyet pse duhet të lajmë jastekët çdo tre javë dhe peshqirët pas dy herë përdorimi.

Për të evituar çdo mundësi të përhapjes së virusit, shtëpia duhet të mbahet e pastër, pasi higjiena luan një rol të rëndësishëm në përhapjen e sëmundjes nga Covid-19, por edhe nga viruse e baktere të tjera.

Në një intervistë për Femail, Helena Mead ka dhënë këshillat e saj:

Mbulesa e krevatit, jastëkut dhe jorganit duhet të lahet çdo javë:

Sigurohuni që të ndiqni udhëzimet e larjes, pasi pëlhura të ndryshme kërkojnë temperatura të ndryshme që të mos dëmtohen.

Nëse nuk e bën këtë, në krevatin tuaj akumulohet djersa dhe bakteret që me kalimin e kohës shkaktojnë probleme shëndetësore.

Jastëku duhet të lahet çdo tre javë:

Edhe jasteku mbledh djersë dhe grimca lëkure të vdekur.

Nëse ke një jastek të mirë mos u shqetëso se nuk krijohen gunga, por në varësi të materialit duhet të bëhet dhe gradimi i lavatriçes.

Lani peshqirët çdo dy ditë

Ndërsa larja e duarve me sapun dhe ujë ndihmon për të parandaluar përhapjen e mikrobeve të padëshiruara dhe të dëmshme, hapi i fundit është tharja e tyre me një peshqir, kështu që është shumë e rëndësishme t’i mbani ato të pastra.

Peshqirët marrin baktere nga trupi i njeriut, dhe të kombinuara me shtimin e lagështirës, peshqirët mund të bëhen një ‘tokë pjellore për bakteret’ duke i përhapur edhe në gjithë shtëpinë.

Sugjerohet që të lahen me 60 gradë, për të larguar të gjithë mikroorganizmat të dëmshme.

Mos e ndaj peshqirin me një anëtar familje:

Peshqirët nuk duhet të ndahen me anëtarët e familjes.

Secili duhet të ketë një peshqir personal, pasi transmetimi i baktereve nga një trup tek një trup tjetër, përmes peshqirit është i rrezikshëm.

Të fundit

Ky çaj do iu mbroj nga shumë sëmundje

Ky çaj me gjethe ulliri njihet ndryshe si sekreti i jetëgjatësisë së mesdhetarëve dhe është një ndër pijet më të lashta në historinë e njerëzimit. Çaji me gjethe ulliri është një al

Anti-trupat nuk garantojnë mbrojtje totale ndaj Covid-19

Një studim i ri ka zbuluar se niveli i anti-trupave mbrojtës zbehet mjaft shpejt tek ata persona që janë infektuar me Covid-19. Sipas zbulimeve të “Imperial College London”, ka një rënie me

Studimi që zbulon se si përhapet Koronavirusi

Shumica e njerëzve që rezultojnë pozitivë për shtunë tamponë nuk infektojnë askënd. Duket e bujshme, por është rezultat i studimit të botuar nga revista “Science”. Hulumtimi i kryer n

Kompania farmaceutike do të shesë teste 12-minutëshe për COVID-19

Kompania britanike farmaceutike Boots ka bërë të ditur se planifikon që gjatë javëve të ardhshme në lokalet e saj të ofrojnë test 12-minutësh për koronavirusin e ri (COVID-19). Tampon test

Organet që dëmton Covid-19 te personat që e kalojnë pa simptoma

Koronavirusi mund të lërë pasoja edhe të njerëzit që e kanë kaluar ka simptoma. 70% e personave të prekur nga koronavirusi, por që janë asimptomatikë, mund të ndjejnë pasoja në disa orga

Ja benefitet pas ngrënjës së dy bananeve në ditë për një muaj rresht

Sipas shkencëtarëve dhe nutricionistëve, nuk është e qartë pse shumica e njerëzve në Perëndim preferojnë vendosjen e bananes tek secila recetë. Sipas dietologëve, nëse konsumoni dy b

Info Tjera