Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/duhani.jpg

Nënat që pijnë duhan gjatë shtatzënisë rrezikojnë t’u transmetojnë fëmijëve këtë sëmundje të lëkurës



Kjo përcaktohet nga një studim i publikuar në Gazetën e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, sipas të cilit foshnjat e lindura tek gratë që nuk e kishin braktisur zakonin e duhanpirjes gjatë shtatzanisë, regjistruan një rritje prej 40% të rrezikut të zhvillimit të psoriasisit në fëmijëri.

Studimi danez me mbi 26 mijë fëmijë

Hulumtimi, i kryer nga Universiteti i Kopenhagës me mbi afro 26,000 fëmijë, zbuloi se rreziku i zhvillimit të kësaj sëmundjeje autoimune të lëkurës rritet proporcionalisht me numrin e cigareve të pira gjatë shtatëzanisë: te gratë shtatzëna që pijnë 16 ose më shumë cigare, rreziku që fëmijët e tyre të zhvillojnë psoriasis në fëmijëri është pothuajse 300% më shumë.

Cigare dhe produkte zëvendësimi të nikotinës

Për të vlerësuar ndikimin e ekspozimit të fëmijës së palindur ndaj pirjes së duhanit të nënës gjatë shtatzanisë, studiuesit ekzaminuan të dhëna të mbledhura në shkallë vendi për gratë shtatzëna të regjistruar për një studim afatgjatë midis viteve 1996 dhe 2002, duke përfshirë një total prej më shumë se 100 mijë grave shtatzëna. Studiuesit pastaj ekzaminuan zakonin e konsumimit të cigareve dhe produkteve të zëvendësimit të nikotinës në periudha të ndryshme: në periudhën para lindjes, në fëmijërinë e hershme dhe kur fëmijët ishin 11 vjeç.

Duhanpirja, një faktor rreziku për psoriasis

Studimi, zbuloi se fëmijët e lindur nga nënat që pinin duhan gjatë shtatëzanisë kishin 1.39 herë më shumë të ngjarë të zhvillonin psoriasis në fëmijëri sesa fëmijët e nënave që nuk pinin duhan. Siç shpjegon autori kryesor i studimit, Jonathan Groot, “studimi ynë sugjeron që tymi i duhanit mund të jetë një faktor rreziku për zhvillimin e psoriasis, madje edhe për fetuset e ekspozuar ndaj tymit të nënës në bark”. Në këtë rast të fundit, mekanizmi mund të varet nga fakti se është ekspozimi ndaj nikotinës vetë që stimulon proceset biologjike të përfshira në zhvillimin e psoriasis në fetus: studimi ka treguar që nëse nëna e ardhshme pi duhan “fetusi mund të ekspozohet ndaj metabolitëve të duhani në një masë më të madhe brenda mitrës sesa një fëmijë i ekspozuar ‘vetëm’ ndaj duhanit të dorës së dytë, pra duhanpirjes passive,- përfundon studiuesi.

Psoriasis është një sëmundje autoimune, inflamatore dhe kronike, jo ngjitëse e lëkurës. Prek rreth 5% të popullsisë në të gjithë botën./BURIMI “PËR NÊNAT”

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Zvogëloni sëmundjet e zemrës me një gotë qumësht

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse

Sëmundjet që fshihen në pëllëmbën e dorës

Ndodh shpesh që të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe

Si mund ta largoni peshën e tepërt në formë natyrale

Dhjamosja e mëlçisë është një problem shëndetësor që ka të bëjë me akumulimin e sasive të mëdha të triglicerideve të yndyrës në qelizat e këtij organi. Mëlçia është e rëndësis

Info Tjera