Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/HairDyeingPregnancy-m-0303.653x0_q80_crop-smart.jpg

Ngjyrosja e flokëve nuk e rrit rrezikun e prekjes nga kanceri



Studimet e shumta kanë treguar në të shkuarën se njerëzit që i lyejnë rregullisht flokët me bojë, mund të jenë më të rrezikuar të preken nga kancerit, veçanërisht nga tumori në prostatë dhe kanceri i gjirit. B

ojërat e flokëve përmbajnë disa kimikate, që mendohej se ishin përgjegjëse për këtë lidhje.

Por në studimin më të madh të realizuar deri tani, që përfshiu 117,200 gra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 36 vjet, kjo lidhje nuk mund të konfirmohej.

Një ekip studimor i udhëhequr nga Eva Shernhamer, Shefe e Departamentit të Epidemiologjisë në Universitetin Mjekësor të Vjenës, tregoi në një analizë specifike të të dhënave nga një studim i gjatë i infermierëve amerikanë se ngjyrosja e rregullt e flokëve, nuk kishte ndonjë efekt të rëndësishëm në shumicën e llojeve të kancerit, me disa përjashtime të vogla.

Studimi në fjalë u botua në “British Medical Journal”. Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC), pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e ka klasifikuar ekspozimin në vendin e punës (si për shembull parukierët) ndaj bojërave të flokëve si një kancerogjen i mundshëm njerëzor.

Ndëkohë përdorimi personal i bojës së flokëve nuk mund të klasifikohet si një faktor vërtet ndikues në prekjen apo jo nga kanceri.

Gjithsesi, meqë të dhënat aktuale epidemiologjike nuk janë përfundimtare, ekziston shqetësimi në lidhje me potencialin kancerogjen të përdorimit personal dhe të shpeshtë të bojës së flokëve.

Me pak përjashtime, vështirë se ka një rrezik në rritje për shumicën e llojeve të kancerit

Studimi aktual, që është më i madhi në dispozicion deri më sot mbi këtë çështje – nuk gjeti asnjë lidhje midis përdorimit personal të bojës së flokëve dhe rrezikut të prekjes nga shumica e tumoreve apo vdekshmërisë së lidhur me kancerin.

Gjithsesi, ai gjeti një lidhje pozitive mbi rrezikun e karcinomës së qelizës bazale, receptorit negativ të hormoneve të kancerit të gjirit (ER-, PR- dhe ER- / PR-) dhe kancerit të vezoreve tek gratë.

Më tej, studimi zbuloi gjithashtu prova të heterogjenitetit, duke u bazuar tek ngjyra natyrale e flokëve:një rrezik në rritje të prekjes nga limfoma Hodgkin, u vu re vetëm tek gratë me flokë natyrale në ngjyrë të errët, dhe një rrezik më të lartë nga karcinoma e qelizave bazale, u vu re veçanërisht tek gratë me flokë natyrale në ngjyrë të çelur.

Eva Shernhamer shton më tej:”Studimi aktual ofron siguri përkundrejt shqetësimeve se përdorimi personal i bojës së flokëve, mund të shoqërohet me një rrezik në rritje të prekjes nga kanceri apo edhe vdekshmërisë.

Megjithatë, ne gjetëm ndërkohë një lidhje pozitive me rrezikun e rritur për disa tumore”.

Sipas saj gjetjet aktuale janë të kufizuara vetëm tek gratë e bardha amerikane, dhe nuk mund të përdoren për popullatat e tjera.

“Rezultatet tona e justifikojnë vërtetimin e mëtejshëm të mundshëm të kësaj gjetje. Kjo varet nga popullata dhe vende të ndryshme, gjenotipet e ndryshme të ndjeshmërisë (p.sh. NAT1 ose NAT2), format e ekspozimit (përdorimi personal, kundrejt ekspozimit në punë), koha e ekspozimit dhe ngjyrat e ndryshme të përdorura në flokë etj”, përfundoi ajo.

Të fundit

Lulja që mund ta rrisim në shtëpi dhe ka vlera të pabesueshme medicinale

Kollë, bronkit, dhimbje të fytit, por edhe të stomakut i shëron mëllaga. Nëse keni lëkurë tepër të thatë për shkak të të ftohtit, sërish mëllaga mund t’i lehtësojë shenjat, sepse p

Pse duhet të hani kos në mëngjes?

Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara nga shqiptarët. Ai nuk bëhet kurrë i mërzitshëm sepse mund të kombinohet në mënyra e shije të ndryshme. Kosi mund të hahet me të

Si të minimizohen pasojat për njerëzit që pinë duhan?

Pirja e duhanit vazhdon të jetë një nga faktorët kryesorë për shumë sëmundje e cila prek të gjitha organet në trupin e njeriut. Nuk është rastësi që sistemet shëndetësore janë të koo

Xhenxhefili, miku më i mirë i sistemit tretës të njeriut

Xhenxhefili është një nga miqtë më të mirë të sistemit tretës të njeriut. Mjafton një dozë e vogël me xhenxhefil përpara ushqyerjes dhe do të ndiheni shumë në formë. Këto përbërë

A mund të ndihmojë mbajtja e syzeve në mbrojtjen nga Covid-19?

Një studim i botuar së fundmi duke parë 276 pacientë në Spitalin Suizhou Zengdu në Suizhou, Kinë tregoi se ata që mbanin syze për më shumë se tetë orë në ditë ishin në rrezik dukshëm

Vitaminat më të rëndësishme kundër çdo sëmundje

Përballja me sëmundje të ndryshme që organizmi mund të zhvillojë është sigurisht shumë e vështirë dhe e mundimshme. Shkaqet se përse një njeri sëmuret janë nga më të ndryshmet, duke f

Info Tjera