Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/virus.jpg

Një ekip kërkimor thotë se vala e dytë e ka origjinën nga Spanja



Një variant i koronavirusit që ka origjinën tek punëtorët spanjollë të fermave është përhapur me shpejtësi në pjesën më të madhe të Evropës që nga vera dhe tani përbën shumicën e rasteve të reja Covid-19 në disa vende, përfshirë 80% në Mbretërinë e Bashkuar, njoftoi sot Financial Times, raporton noa.al.

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh që ndoqën virusin përmes mutacioneve të tij gjenetike përshkruan përhapjen e jashtëzakonshme të variantit, të quajtur 20A.EU1, në një dokument kërkimor të botuar orët e fundit.

Puna e studiuesve sugjeron se njerëzit që kthehen nga pushimet në Spanjë kanë luajtur një rol kryesor në transmetimin e virusit në të gjithë Evropën.

Kërkimi shkencor sugjeron se njerëzit që kthehen nga pushimet në Spanjë kanë luajtur një rol kryesor në përhapjen e virusit në të gjithë Evropën, duke ngritur dyshime se vala e dytë që përfshiu kontinentin mund të ishte kufizuar duke përmirësuar kontrollin në aeroporte dhe nyje të tjera të transportit.

Çdo variant ka firmën e vet gjenetike dhe bën të mundur përcaktimin se nga e ka origjinën virusi.

“Nga përhapja e 20A.EU1, duket qartë se masat e parandalimit të virusit në vend, nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ndaluar transmetimin”, tha Emma Hodcroft, gjenetike evolucionare në Universitetin e Bazelit dhe bashkëautore e studimit.

Studiuesit zviceranë dhe spanjollë po përshpejtojnë kontrollet për të parë nëse ky variant është më vdekjeprurës dhe infektiv sesa llojet e tjera.

Dr Hodcroft, thotë Financial Times, theksoi se varianti 20A.EU1 është i ndryshëm nga të gjitha versionet e tjera të Sars-Cov-2 të hasura më parë.

“Unë nuk kisha parë ndonjë me këtë lloj dinamike, ne ende nuk kemi kuptuar nëse ai ka një mutacion të veçantë, në proteinën ‘spike’, atë të përdorur nga virusi për të hyrë në qelizat njerëzore dhe e cila mund të ndryshojë sjelljen e tij”.

Të gjithë viruset zhvillojnë mutacione, më agresivja deri më tani e Sars-Cov-2 është quajtur D614G dhe është më ngjitëse.

Joseph Fauver, një epidemiolog gjenetik në Universitetin Yale i pyetur nga FT, jo i përfshirë në këtë hulumtim, tha: “Ne kemi nevojë për më shumë studime si ky, për të gjetur mutacione dhe për të kuptuar se si rritet shpejtësia e transmetimit”.

Të fundit

Humbni kilogram duke konsumuar dardha

Dardha është e dobishme për rënien nga pesha sepse përmban shumë fibër, ka pak kalori, përmban shumë ujë dhe përmirëson tretjen. Dardhat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe fi

10 sëmundje që i shëron arra

Fruti i arrës përmban deri në 60% yndyrë. Gjithashtu përmban karbohidrate, albumin, fosfor, kalium, kalcium etj. Është i pasur gjithashtu me vitaminat C, B, P, A, vaj eterik dhe lëndë ngjyros

Ngrënia e pemëve dhe perimeve gjithsesi është e shëndetshme, mirëpo në kohë të caktuar të ditës!

Disa artikuj ushqimorë duhet shmangur në mëngjes, para së gjithash, pemët dhe perimet e freskëta, të cilat janë vështirë të tretshme në fillim të ditës, por as jogurti nuk arrin “t’i

Si do të jetë jeta pas shërimit nga Covid-19?

Shërimi nga koronavirusi është një sfidë komplekse, por edhe muajt pas trajtimit në spital janë të rëndë për trupin, psikikën dhe financat. Momenti i daljes nga spitali i pacientëve që k

Mësoni arsyet kryesore që ju shkaktojnë rënien e flokëve

Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave. MedikamentetShumë medikamente si

Bill Gates i sigurt për suksesin e vaksinave anti-COVID

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, beson se “pothuajse të gjitha” vaksinat COVID-19 do të funksionojnë dhe atë mirë, tha ai në një intervistë me Fareed Zakaria të CNN. Tashmë, va

Info Tjera