Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/640-0-8d4f991c05259fc801bb343c2b9837f7.jpg

Njihuni me ilaçin e magjishëm të natyrës



Mëllaga e zezë është bimë e cila në mjekësinë popullore përdoret nga lashtësia.

Kryesisht rritet deri në 80 cm në lartësi dhe ka fletët në formë të rrumbullakët, të zemrës apo të veshkave.

Ngjyra e fletëve varet nga lloji, por sillen nga e kaltra deri te portokallta e kuqe.

Nuk ka aromë dhe ka shije neutrale, transmeton Telegrafi.

Rritet në grumbuj dheu pranë lumenjve, në livadhe me lagështi, mirëpo kultivohet edhe në kopshte.

Për shërim përdoren fletët, lulet dhe rrënja e kësaj bime.

Nëse planifikoni që vetë t’i thani dhe të bëni çaj nga kjo bimë, kushtoni kujdes që lulet t’i mblidhni në kohën e lulëzimit, kur janë plotësisht të hapura.

Thahen në vend të freskët dhe në temperatura të larta.

Sa i përket fletëve, ato nuk bën të jenë të dëmtuara nëse planifikoni t’i thani.

Mëllaga është një kurë fantastike për çrregullimet në sistemet respiratore dhe tretëse duke frenuar çdo lloj bllokimi të mundshëm.

Njerëzit që vuajnë nga astma dhe bronkiti mund të përfitojnë nga mëllaga, e cila ka një efekt pastrues për mushkëritë dhe fytin.

Të njëjtën funksion mëllaga luan edhe për zorrët duke shërbyer edhe si laksativ.

Mëllaga është shumë e mirë për të pastruar trupin brenda dhe jashtë.

Në përdorimet e saj në lëkurë, mëllaga e bën atë të butë si mëndafshi dhe shuan irritimet.

Gjethet janë të pasura me vitamina dhe kanë një efekt analgjetik, duke zvogëluar dhimbjen dhe shqetësimin.

Mëllaga e egër mbron dhe përmirëson funksionin imunitar.

Në këtë mënyrë, ajo ndihmon në parandalimin e infeksioneve bakteriale.

Ja si përgatitet çaji nga mëllaga e zezë:

Për përgatitje të çajit ju nevojiten 2 lugë mëllagë që do ta qitni në 2,5 dcl ujë të vakët apo të ftohtë.

Lëreni të mbuluar së paku 1 deri në 2 orë. Më vonë çajin nxeheni dhe,sipas dëshirës, shtoni, mjaltë, sheqer apo limon.

Me çaj mëllage gjithashtu mund të shpëlani hundën disa herë në ditë.

Çaji i mëllagës është shumë efektiv te hundët e mbyllura, por është mjaft i sigurt edhe i butë që mund ta përdorin edhe fëmijët e vegjël.

Pos çajit, përdoren edhe kapsulat dhe pikat e mëllagës së zezë.

Të fundit

Epidemiologu shqiptar: Covid-19 po dobësohet, nuk është më aq kërcënues

Edhe pse jemi ende në një krizë shoqëror prej avancimit të valës së infektimeve nga COVID-19, ka dhe prej atyre optimistëve në këtë klimë pesimizmi. Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publiku

Ja se si sillen njerëzit që kanë personalitet të fortë

Njerëzit me personalitet të fortë mund ta gjejnë mjaft mirë veten në këtë thënie: “Asgjë në botë nuk mund ta ndalë dot personin me personalitet të fortë për të arritur synimet e tij

Disa ushqime për ditët e nxehta

Nëse nuk je afër detit, temperaturat e larta janë një makth. Ushqimet pastaj, janë problem më vete. Duket sikur nuk mund të konsumosh asgjë, sepse vapa nuk të lë të shijosh asgjë. Por, në

Si të ulim stresin gjatë pandemisë

Ndërkohë që vazhdon pandemia e COVID-19, izolimi i detyrueshëm, distancimi fizik dhe problemet e tjera janë duke lënë pasojat e tyre tek niveli i stresit. Zëri i Amerikës kontaktoi një terap

Dezinfektanti i duarve mund të shkaktojë djegie të mëdha

Në këto kohë, përdorimi i antibakterialit është bërë jo vetëm i domosdoshëm, por nuk e mendojmë dot të mos e përdorim disa herë në ditë. Nuk kanë qenë të paktat herët që është f

A duhet të dëgjojmë muzikë kur bëjmë palestër ?

A na ndihmon muzika të jemi më efektivë në palestër ose kur vrapojmë në natyrë? Së fundi është realizuar një eksperiment, nga një profesore e fitnesit dhe shëndetit në Universitetin Uls

Info Tjera