Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/pilaffasul-750x500-1.jpg

Oriz me fasule, pjata që ju mbush me kalori



Orizi me fasule konsiderohet një nga pjatat më të preferuara dhe më të ngrohta për çdo familje shqiptare.

Aroma e këtij gatimi dhe shija e tij ngroh zemrat dhe bashkon familjen në tryezë.

Kombinimi i pilafit me fasulen nuk ka të sharë.

Arsyet e këtij kombinimi nuk kanë të bëjnë me aspektin ekonomik.

Kjo pjatë të ngop me të vërtetë, por përmban pak yndyra dhe shumë karbohidrate komplekse.

Fasulet nga ana tjetër përmbajnë shumë proteina dhe të paktën 10 përqind të 7 mineraleve dhe vitaminave më të mira për njeriun.

Një racion me oriz i shoqëruar me një garuzhde me fasule ofron 217 kalori dhe 0.68 gramë yndyrë.

Ky ushqim plotëson 32 përqind të nevojës ditore për karbohidrate komplekse të cilat japin energji për organizmin.

Proteina dhe fibra
Kur përzieni orizin me fasulet, do të përfitoni një vakt të pasur me proteinë, por edhe me amino acide.

Një racion i tillë ofron 9.6 gramë proteinë të plotë.

80 përqind e proteinës vjen nga fasulet.

Fibra ul kolesterolin dhe ruan ekuilibrat e sheqerit në gjak.

Folati
Nga të dhënat rezulton se folati është thelbësor për prodhimin e qelizave të reja, parandalimin e defekteve në shtatzëni dhe zhvillimin e fëmijëve.

Folati është i mirë për zemrën dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.

Një racion me pilaf dhe fasule përmban 205 mikrogram folat ose 51 përqind e dozës së rekomanduar ditore.

Hekuri
Hekuri është pjesë e qindra enzimave që kryejnë detyra të ndryshme në organizëm.

Sistemi imunitar varet tërësisht nga hekuri për rritjen normale të rruazave të bardha të gjakut.

Doza e rekomanduar ditore për meshkujt është 8 miligramë ndërsa femrat deri në moshën 51 vjeçare kanë nevojë për 18 miligramë.

Një racion me pilaf e fasule ofron 2.75 miligramë.

Magnezi
Ky mineral është i domosdoshëm për shëndetin e qelizave, muskujve, zemrës, tensionit të gjakut e të tjerë.

Një racion me oriz dhe fasule ofron 69 miligram magnez duke plotësuar 16% dhe 21% të nevojës ditore të meshkujve dhe femrave.

Pjata Fuqiplotë
Nëse përdorni oriz kafe në vend të orizit të bardhë, do të dyfishoni sasinë e magnezit, kaliumit dhe zinkut dhe do të gjashtëfishoni sasinë e fibrës.

Orizi me fasulet janë një pjatë fuqiplotë dhe e ushqyeshme.

Megjithatë në këtë kombinim mungon vitamina C dhe A.

Nëse për shembull në gatim ju do të shtoni edhe domate apo speca do të merrni më shumë nga këto vitamina.

Të fundit

Efektet pozitive të çajit të kanellës në shëndetin tonë

Me origjinë nga Sri Lanka, çaji i kanellës është përdorur nga mjekësia orientale prej mijëra vjetësh për të kuruar të ftohtin, problemet me tretjen dhe spazmat dhe duke përmirësuar gjith

Doni të shkoni në plazh? Ndiqni këto këshilla

Për të gjithë asgjë nuk është më mirë se një ditë e ngrohtë në plazh. Pandemia këtë vit na bëri që të kufizohemi dhe të marrim masa drastike para se të shkojmë të pushojmë. Ne po

Si ti mbrojmë flokët në plazh?

Në pushime, buzë detit, në mal apo liqen, është e rëndësishme që përveçse për lëkurën, të kujdesemi edhe për flokët. Sidoqoftë, ka ende pak njerëz që kujdesen për flokët e tyre g

Këshilla për mbrojtjen e lëkurës dhe nxirjen në plazh

gjatë këtyre ditëve të ngrohta ku ekspozimi në diell është i pashmangshëm dhe frekuentimi i plazheve e pishinave ka nisur, rekomandohet ushqyerje e shëndetshme Ekspozimi në diell na ndihmon

Prindër zgjohuni; Autizmi virtual është tashmë një realitet edhe tek ne

Studimet e reja kanë zbuluar që fëmijët e vegjël që shpenzojnë shumë kohë para ekranit në TV, lojra kompjuterike, tableta dhe kompjutera, kanë simptoma të “autizmit”. Kur prind

10 mënyra për të shmangur komplikimet me diabet

Diabeti është një sëmundje serioze. Ndjekja e planit tuaj të trajtimit të diabetit merr një angazhim gjatë gjithë orarit. Por përpjekjet tuaja janë të vlefshme. Kujdesi me diabetit mund t

Info Tjera