Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/infermjerja.jpg

Pak sekonda pasi infermierja amerikane mori vaksinën kundër COVID-19, humbi vetëdijen



Kryeinfermierja e një spitali në Chattanooga, Tennessee, ka frikësuar të pranishmit të enjten, kur për një moment humbi vetëdijen pak sekonda pasi kishte marrë vaksinën e Pfizer/BioNtech kundër COVID-19, shkruan Fox News.

Tiffany Dover, infermiere në CHI Memorial, kishte marrë vaksinën dhe pak sekonda më vonë i është drejtuar mediave pas pyetjeve të shumta.  E një video që po qarkullon në rrjetet sociale, e shfaq atë se si për një moment humb vetëdijen derisa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

“Më vjen keq, po ndjej marramendje. Më vjen keq”, dëgjohet infermierja duke thënë.

Në momentin që tenton të ecë, ajo në mënyrë të befasishme rrëzohet dhe humb vetëdijen. Për fat të mirë mjekët që ishin afër, arrijnë ta menaxhojnë situatën.

News Channel 9, raporton se disa minuta më vonë ajo është këndellur edhe u është drejtuar sërish mediave. Mjekët kanë bërë të ditur se përbërësit e vaksinës nuk i kanë shkaktuar humbjen e vetëdijes.

Megjithatë Dover tha se ajo shpesh humb vetëdijen sa herë që ndjen dhimbje.

Më goditi befasisht. Ndjeja se po vinte. U ndjeva paksa e çorientuar, por tani jam mirë dhe dhimbja në kraharor më kaloi”, shtoi infermierja.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Zvogëloni sëmundjet e zemrës me një gotë qumësht

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse

Sëmundjet që fshihen në pëllëmbën e dorës

Ndodh shpesh që të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe

Si mund ta largoni peshën e tepërt në formë natyrale

Dhjamosja e mëlçisë është një problem shëndetësor që ka të bëjë me akumulimin e sasive të mëdha të triglicerideve të yndyrës në qelizat e këtij organi. Mëlçia është e rëndësis

Info Tjera