Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/celulit-scaled.jpg

Para se të nisni plazhin, zhdukni celulitin me këto 2 receta



Celuliti shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve.

Celuliti është një nga problemet më shqetësuese tek femrat.

Ai nuk është i lidhur gjithmonë me peshën, por me mënyrën e të ushqyerit, mungesën e aktivitetit fizik, gjenetikën etj.

Zonat rreth vitheve dhe kofshëve janë më problematiket për t’u prekur nga celuliti, sidomos tek femrat.

Shtatzënia, çrregullimet hormonale dhe luhatjet në peshë janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e tij.

Celuliti shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve.

Ai njihet ndryshe edhe si lëkura e portokallit dhe është një problem estetik që prek shumë femra dhe trajtimi i tij në qendra estetike mund të mos jetë gjithmonë i suksesshëm, përveç se i kushtueshëm sa qimet e kokës.

Ju mund të realizoni praktika të thjeshta në shtëpi pa shpenzuar para për trajtime të ndryshme në qendra estetike.

Ja disa mënyra natyrale dhe efektive që reduktojnë celulitin në zonën e vitheve dhe kofshëve:

Uthulla e mollës: Përzieni 2 lugë uthull molle në një gotë uji. Shtoni një lugë të vogël mjaltë në përzierje.

Pijeni çdo mëngjes këtë pije dhe celuliti do t’ju reduktohet ndjeshëm.

Një mënyrë tjetër do të ishte të përzienit dy lugë uthull molle me disa pika vaji esencial kundra celulitit.

Masazhoni pjesët me celulit me këtë lëng me lëvizje rrethore 2 herë në ditë.

Kafe dhe sheqer: Përzieni gjysmë filxhani kafe me gjysmë filxhani sheqer dhe dy lugë vaj kokosi.

Me masën e krijuar masazhoni zonat problematike me lëvizje rrethore.

Përdoreni këtë metodë çdo ditë.

Pas 1-2 javësh do të vëreni ndryshimet e para.

Të fundit

Zbuloni çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane për zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës. Në krahasim me indeksin e masë

Qumështi apo kosi, cili është më i mirë për mëngjes?

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një n

Balsami i mrekullueshëm për shëndetin dhe gjithë organizmin

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo

Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash ushqyese

Shpeshherë janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fru

Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil me limon

Çaji jeshil me lëng limoni është një pije qetësuese që mund ta shijoni në çdo kohë të ditës. Ky lëng është gjithashtu shumë ushqyes dhe hulumtimet kanë zbuluar se shoqërohet me një

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Info Tjera