Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/vacine-4.jpg

Pavarësisht vaksinës, jeta s’mund ti kthehet në normalitet deri në vitin 2023



COVID-19 aktualisht po përhapet në të gjithë botën si zjarr, ndërsa shkencëtarët po punojnë me një ritëm të shpejtë për të gjetur një kurë për sëmundjen vdekjeprurëse.

Tani, shkencëtarët kanë paralajmëruar që një vaksinë mund të mos ndihmojë jetën të kthehet në normalitet deri në vitin 2023.

Ekspertët deklaruan se mund të zgjasë deri në një vit pasi një vaksinë e mundshme të miratohet për t’ia dhënë asaj popullatës së përgjithshme.

Raporti i botuar nga Royal Society parashikon sfidat e të gjitha aspekteve në lidhje me prodhimin dhe shpërndarjen e një vaksine antiCOVID-19.

Studimi nga Data Evaluation and Learning for Viral Epidemics (DELVE) vjen si një tronditje për familjet, të cilat me dëshpërim kërkojnë një kurë.

Qeveria britanike ka deklaruar më herët se një vaksinë efektive mund të zbulohet deri në fund të vitit.

“Kjo nuk do të thotë që brenda një muaji të gjithë do të vaksinohen. Ne po flasim për gjashtë muaj të tjerë, nëntë muaj, ose ndoshta një vit. Do të duhet një kohë mjaft e gjatë për të hedhur vaksinën edhe pasi të miratohet,” tha profesori Nilay Sha, një ekspert i inxhinierisë kimike në Imperial College London, transmeton Mirror.

Shpërndarja e vaksinës mund të kërkojë shumë përpjekje dhe gjithashtu vaksinimi i grupeve të moshave të ndryshme kërkon shumë punë.

Ndoshta do të fillojë me personat mbi moshën 80-vjeç, më pas grupet e moshës pesëvjeçare dhe grupmosha 75-80 vjeç.

Sha përmendi se ka të ngjarë të duhen dy javë për vaksinimin e çdo grupmoshe pesë vjeç, që do të thotë se do të duhen nga shtatë deri në nëntë muaj për t’u bërë me të gjithë popullsinë.

Ekspertët kryesorë të Britanisë së Madhe dhanë një paralajmërim se ndërsa një vaksinë mund të ndihmojë fillimisht për të kontrolluar shpërthimet, imuniteti i plotë i popullsisë mund të zgjasë shumë kohë pasi vaksina të aprovohet.

Përhapja e virusit vdekjeprurës ka marrë jetën e mbi një milion njerëzve në të gjithë botën dhe ka infektuar mbi 34 milionë njerëz në të gjithë botën.

Një vaksinë efektive pritet nga tremujori i parë i 2021.

Të fundit

Ky çaj do iu mbroj nga shumë sëmundje

Ky çaj me gjethe ulliri njihet ndryshe si sekreti i jetëgjatësisë së mesdhetarëve dhe është një ndër pijet më të lashta në historinë e njerëzimit. Çaji me gjethe ulliri është një al

Anti-trupat nuk garantojnë mbrojtje totale ndaj Covid-19

Një studim i ri ka zbuluar se niveli i anti-trupave mbrojtës zbehet mjaft shpejt tek ata persona që janë infektuar me Covid-19. Sipas zbulimeve të “Imperial College London”, ka një rënie me

Studimi që zbulon se si përhapet Koronavirusi

Shumica e njerëzve që rezultojnë pozitivë për shtunë tamponë nuk infektojnë askënd. Duket e bujshme, por është rezultat i studimit të botuar nga revista “Science”. Hulumtimi i kryer n

Kompania farmaceutike do të shesë teste 12-minutëshe për COVID-19

Kompania britanike farmaceutike Boots ka bërë të ditur se planifikon që gjatë javëve të ardhshme në lokalet e saj të ofrojnë test 12-minutësh për koronavirusin e ri (COVID-19). Tampon test

Organet që dëmton Covid-19 te personat që e kalojnë pa simptoma

Koronavirusi mund të lërë pasoja edhe të njerëzit që e kanë kaluar ka simptoma. 70% e personave të prekur nga koronavirusi, por që janë asimptomatikë, mund të ndjejnë pasoja në disa orga

Ja benefitet pas ngrënjës së dy bananeve në ditë për një muaj rresht

Sipas shkencëtarëve dhe nutricionistëve, nuk është e qartë pse shumica e njerëzve në Perëndim preferojnë vendosjen e bananes tek secila recetë. Sipas dietologëve, nëse konsumoni dy b

Info Tjera