Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/hudhra-1.jpg

Për çka na shërben lëngu i hudhrave



Lëngu i hudhrave është i jashtëzakonshëm për mbrojtjen e imunitetit dhe parandalimin e sëmundjeve kronike.

Ka njerëz që bëjnë be e rrufe kundër pirjes së lëngut të pastër të hudhrave.

Por pa dyshim me të lexuar përfitimet e pamohueshme të kësaj pije unike, do të ndryshojnë mendje.

Lëngu i hudhrës nxirret duke shtypur ose shtrydhur thelbinjtë e hudhrës, që vjen nga bima me emrin shkencor Allium sativum.

Hudhra ka ngjashmëri me qepën dhe është përdorur prej mijëra vitesh në të mirë të shëndetit të njeriut.

Përdorimet e saj jo vetëm në kuzhinë por edhe në mjekësinë popullore janë të panumërta.

Të shumtë janë ata që nuk heqin dorë së konsumuari lëngun e hudhrës për shkak se ajo lufton inflamacionin, bakteret, mykun por ka edhe shumë antioksidantë.

Ky lëng përgatitet krejt lehtë dhe është një burim i pasur i alicinës.

Ky është përbërësi më aktiv i hudhrës. Lëngu përmban një sërë vitaminash si ajo B dhe C, por edhe minerale si mangani, fosfori, kalciumi, hekuri, kaliumi, magnezi zinku dhe shumë acide yndyrore mirëbërëse.

Përfitimet shëndetësore
Përfitimet kryesore të lëngut të hudhrës qëndrojnë tek aftësia për të parandaluar rënien e flokëve, përmirësuar shëndetin e lëkurës, forcuar sistemin imunitar, ulur tensionin e gjakut, rritur qarkullimin e gjakut, pastruar trupin, qetësuar frymëmarrjen dhe ndihmuar në rënien në peshë.

Konsumi i lëngut të hudhrës e ushqen lëkurën me shumë antioksidantë dhe si rrjedhojë zbut efektet e plakjes, infeksionet dhe pezmatimin e saj. Shumë njerëz përdorin lëngun e hudhrës për të forcuar flokët, parandaluar rënien e tyre dhe ushqyer ato.

Kjo kurë natyrale mund të konsumohet e vetme ose të përzihet me produkte të tjera për flokët për të dhënë një rezultat të shkëlqyer.

Vlerat e forta të hudhrës kundër baktereve dhe mykut, por edhe prania e antioksidantëve ndihmojnë për mbrojtjen e imunitetit.

Si të përgatisni lëngun e hudhrës
Lëngun e hudhrës mund ta përgatisni vetë në shtëpi. Përbërësit e nevojshëm janë hudhra dhe shumë durim.

1 kilogramë hudhra do të gjenerojnë 2 filxhanë me lëng, të cilat mund t’i ruani për përdorim të gjatë.

Përbërësit
1 kilogram hudhër
Hapi 1 – Pastroni thelbinjtë e hudhrës dhe lajini mirë.
Hapi 2 – Hidhni në një mikser ose shtrydhëse për 2-3 minuta.
Hapi 3 – Tulin e mbetur në makineri kullojeni dhe shtrydheni në një enë qelqi.
Hapi 4 – Filtrojeni lëngun e akumuluar të hudhrës për të larguar mbetjet.
Hapi 5 – Hidheni lëngun në një enë për kuba akulli që të parandaloni oksidimin dhe futeni në ngrirje.
Këshilla për servirjen: Kubët e lëngut të akullt të hudhrës mund t’i konsumoni një e nga një nëpër supa, lëngje frutash ose ujë të ngrohtë për gargarë pse edhe për pirje.

Të fundit

Zbuloni çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane për zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës. Në krahasim me indeksin e masë

Qumështi apo kosi, cili është më i mirë për mëngjes?

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një n

Balsami i mrekullueshëm për shëndetin dhe gjithë organizmin

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo

Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash ushqyese

Shpeshherë janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fru

Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil me limon

Çaji jeshil me lëng limoni është një pije qetësuese që mund ta shijoni në çdo kohë të ditës. Ky lëng është gjithashtu shumë ushqyes dhe hulumtimet kanë zbuluar se shoqërohet me një

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Info Tjera