Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/who-798x399-1.jpg

Përdoreni këtë ilaç për trajtimin e koronavirusit



Organizata Botërore e Shëndetësisë nxorri udhëzime të reja për përdorimin e mjekimeve që shpëtojnë jetë, disa orë pasi një studim tregoi se steroidët pakësojnë rrezikun e vdekjes te pacientët e sëmurë rëndë me COVID-19.

Komisioni i udhëzimeve i OBSH-së bëri një rekomandim për përdorimin e terapisë me kortikosteroide për rastet serioze me koronavirus.

Udhëzimet bazohen te rezultatet e tetë provave klinike me 7 mijë e 184 pjesëmarrës. Një nga këto studime u publikua të mërkurën.

Studimi i publikuar të mërkurën, përfshinte shkencëtarë nga Brazili, Kanadaja, Kina, Franca, Spanja, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Studiuesit analizuan tre steroide të ndryshme: deksametazonin, hidrokortizonin dhe metilprednizolonin, megjithëse nga ky i fundit u hoq dorë, sepse numri i pacientëve mbi të cilin u testua, ishte shumë i vogël për një rezultat të besueshëm.

Profesori i Universitetit të Bristolit, epidemiologu Jonathan Sterne thotë se ilaçet përdoren kundër pezmatimit dhe janë të përshtatshme vetëm për pacientë të sëmurë rëndë, megjithëse kortikosteroidet patën efekt pavarësisht nëse pacientët po përdornin respiratorë kur filluan trajtimin.

Ai shton se po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur trajtime të tjera sepse niveli prej 33 për qind rrezikshmëri për vdekje është gjithsesi shumë i lartë.

Britania dhe qeveri të tjera në gjithë botën, kanë miratuar përdorimin e kortikosteroideve për pacientët e sëmurë rëndë nga COVID-19.

Tani përdorimi i tyre rekomandohet edhe nga OBSH-ja.

Të fundit

Lulja që mund ta rrisim në shtëpi dhe ka vlera të pabesueshme medicinale

Kollë, bronkit, dhimbje të fytit, por edhe të stomakut i shëron mëllaga. Nëse keni lëkurë tepër të thatë për shkak të të ftohtit, sërish mëllaga mund t’i lehtësojë shenjat, sepse p

Pse duhet të hani kos në mëngjes?

Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara nga shqiptarët. Ai nuk bëhet kurrë i mërzitshëm sepse mund të kombinohet në mënyra e shije të ndryshme. Kosi mund të hahet me të

Si të minimizohen pasojat për njerëzit që pinë duhan?

Pirja e duhanit vazhdon të jetë një nga faktorët kryesorë për shumë sëmundje e cila prek të gjitha organet në trupin e njeriut. Nuk është rastësi që sistemet shëndetësore janë të koo

Xhenxhefili, miku më i mirë i sistemit tretës të njeriut

Xhenxhefili është një nga miqtë më të mirë të sistemit tretës të njeriut. Mjafton një dozë e vogël me xhenxhefil përpara ushqyerjes dhe do të ndiheni shumë në formë. Këto përbërë

A mund të ndihmojë mbajtja e syzeve në mbrojtjen nga Covid-19?

Një studim i botuar së fundmi duke parë 276 pacientë në Spitalin Suizhou Zengdu në Suizhou, Kinë tregoi se ata që mbanin syze për më shumë se tetë orë në ditë ishin në rrezik dukshëm

Vitaminat më të rëndësishme kundër çdo sëmundje

Përballja me sëmundje të ndryshme që organizmi mund të zhvillojë është sigurisht shumë e vështirë dhe e mundimshme. Shkaqet se përse një njeri sëmuret janë nga më të ndryshmet, duke f

Info Tjera