Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/uthull-molle01-750x500-1.jpg

Përfitimet për shëndetin e mirë nga uthulla e rrushit



Në shumë vende të botës, përfshirë Shqipërinë, amvisat përdorin kryesisht uthullën e mollës ose të rrushit.

Uthullën e këtij të fundit e gjejmë në shumë varietete: balsamike, të verës së kuqe dhe asaj të bardhë.

Uthulla e rrushit në përgjithësi ofron shumë përfitime për organizmin e njeriut, të cilat do t’i gjeni të listuara në këtë artikull.

Sindroma Metabolike
Uthulla e verës së kuqe të rrushit përmban shumë antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga sindroma metabolike.

Kjo e fundit është një term që përfshin një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh, kombinimi i të cilave rrisin rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare.

Antioksidantët tek kjo uthull ndihmojnë në parandalimin e diabetit duke ngadalëlsuar metabolizimin e insulinës.

Uthulla e rrushit gjithashtu pengon bllokimin e enëve të gjakut, një faktor kyç i atakut në zemër dhe ishemisë.

Këto antioksidantë rrisin nivelin e kolesterolit të mirë dhe pastrojnë enët e gjakut.

Ekspertët, thonë se sa më e errët ngjyra e uthullës, aq më e pasur është ajo me antioksidantë.

Oreksi
Uthulla me bazë rrushi përmban acid acetik, që njihet për aftësinë në uljen e oreksit. Ekspertët suedezë thonë se ky acid rrit ndjesinë e ngopjes. Acidi acetik ka ndikim edhe në mëlçi dhe në mënyrën se si ky organ metabolizon glukozën. Kësisoj, uthulla e rrushit mund të jetë e dobishme për diabetikët të cilët përballen me një nivel të lartë të glukozës në gjak përpara konsumit të vakteve.

Irritimet e Lëkurës
Uthulla me bazë rrushi përdoret në shumë kura tradicionale për irritimet e lëkurës, pickimet e insekteve e të tjerë, apo djegien nga dielli.

Njerëzit që kanë lëkurë të thatë apo kanë kruarje të lëkurës mund të bëjnë banjë me tretësirën e uthullës.

Mjafton që në vaskën e mbushur me ujë të hidhni dy lugë uthull me bazë rrushi dhe të lejoni që ajo të kryejë funksionin e saj zbutës dhe ushqyes në lëkurë.

Të fundit

Përfitimet shëndetësore nga Ramazani

Agjërimi sjell shumë dobi për trupin e njeriut. Agjërimi është një vepër që ka shumë dobi si nga ana shpirtërore ashtu edhe nga ana shëndetësore. Në këtë shkrim do të përpiqemi të p

Pse konsumimi i të njëjtit mëngjes çdo ditë mund të jetë gjëja më e mirë për shëndetin tuaj

“Një mollë në ditë e mban mjekun larg“, thonë doktorët. Por, çfarë ndodh me një pjatë vezë ose një filxhan kos si mëngjesi juaj çdo ditë? Edhe pse i njëjti mëgjes mund të duket i

Xhelozia toksike dhe e keqe

Në doza shumë të vogla, xhelozia mund të jetë e shëndetshme për një marrëdhënie. Ajo mund të të motivojë të jesh një partner më i mirë dhe të jesh detektor për disa marrëdhënie

Para se të nisni plazhin, zhdukni celulitin me këto 2 receta

Celuliti shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve. Celuliti është një nga problemet më shqetësuese tek femrat. Ai nuk është i lidhur gjithmonë me peshë

Çfarë ndodh nëse shmangim vaktin e mbrëmjes

Me siguri e keni dëgjuar thënien “Ha mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë si një i varfër”. Brenda një harku kohor tre vjeçar, ata zbuluan se anashkalimi i vaktit të dark

A mund të ndihmojë ananasi të humbisni peshë?

Ananasi është një frutë e verdhë dhe i shijshëm që ka shije të shkëlqyeshme si dhe është tepër ushqyese. Është plot me vitamina dhe minerale thelbësore. “Ananasi është një frutë t

Info Tjera