Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/Ginger_Oil_1296x728-header-1296x728-1.jpg

Përfitimet shëndetësore nga vaji i xhenxhefilit



Xhenxhefili dhe vaji esencial i tij kanë fituar shumë popullaritet jo vetëm për aftësitë shëruese por edhe ato aromatike.

Vaji esencial është shumë i fuqishëm dhe shërues sepse përmban sasitë më të mëdha të xhinxherolit, përbërësi më aktiv dhe më shërues i zhardhokut.

Ndaj ky vaj është mënyra më e mirë për të përfituar vlerat më të mira shëndetsore.

Në këtë artikull do të mësoni se si ta përgatisni vajin në kushtet e shtëpisë.

Përmbajtja e vajit të xhenxhefilit
Zhardhoku përmban 115 substanca të shëndetshme që luajnë rolin antioksidantëve dhe që luftojnë inflamacionin.

90 përqind e vajit përbëhet nga substanca mbrojtëse kundër baktereve dhe inflamacionit.

Shumica e përbërësve organikë të vajit përmbajnë xhinxherolin, një substancë e testuar klinikisht që rekomandohet të përdoret rregullisht.

Përfitimet e vajit të xhenxhefilit
Vaji rekomandohet për përdorime topikale kundër dhimbjeve, për qarkullimin e gjakut dhe problemeve me tretjen.

Ai përmirëson tretjen, largon gazrat, diarenë dhe të vjellat.

Atë mund ta përdorni edhe nëse dëshironi të shtoni në peshë ose të përmirësoni oreksin.

Xhenxhefili dhe vaji i tij sugjerohen kundër të ftohtit, gripit, azmës, bronkitit dhe problemeve me frymëmarrjen.

Ato ndihmojnë në heqjen e sekrecioneve të mushkërisë dhe rekomandohen të përdoren bashkë me mjaltin për rezultate më të mira.

Si ta përgatisni vajin e xhenxhefilit
Përbërësit:
Xhenxhefil
1 gotë e gjysmë me vaj ulliri
Rende
Tenxhere

Përgatitja:
Shpërlajeni xhenxhefilin me gjithë lëkurë me ujë të bollshëm.

Lëreni të thahet për disa orë.

Copëtojeni dhe grijeni në rende.

Grimëcat e xhenxhefilit hidhini në një tenxhere ku duhet të shtoni vajin e ullirit.

Lërini të ziejnë në temperaturë të ulët për dy orë.

Vendoseni lëngun në një napë sterile dhe kullojeni.

Vajin e përftuar hidheni në shishe dhe mbajeni në një vend të errët dhe të ftohtë për maksimumi gjashtë muaj.

Përdorimi
Nëse keni nevojë për energji për shpirtin, trurin dhe trupin atëherë nuhasni dy deri në tre pika nga vaji.

Nëse keni nevojë për masazh, mund të përzieni dy ose tre pika me një vaj tjetër bartës dhe ta përdorni kundër artritit, reumatizmës, frakturave, dhimbjeve të mesit, të muskujve dhe për qarkullimin e gjakut.

Nëse keni të vjella, shtoni një pikë nga vaji në ujë dhe pijeni ngadalë.

Nëse vuani nga diarea dhe gazrat masazhoni pjesën e poshtme të barkut.

Për qarkullimin e gjakut dhe zemrën fërkoni kraharorin me dy pika vaj dy herë në ditë.

Për frymëmarrjen, hidhni një pikë vaji në çaj.

A është i sigurt për përdorim?
Nëse keni një lëkurë të ndjeshme, bëni një test fillestar duke hedhur një pikë në lëkurën e dorës.

Nëse vaji shkakton alergji do ta kuptoni menjëherë.

Mos e aplikoni vajin në zonat e ekspozuara në diell sepse mund të jetë fototoksik.

Nëse jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji, konsultohuni me një mjek.

Vaji mund të përdoret tek fëmijët mbi 2 vjeç për dhimbjet e stomakut, të vjellat dhe dhimbjet e kokës, por duhet të konsultoheni me një mjek fillimisht.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Zvogëloni sëmundjet e zemrës me një gotë qumësht

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse

Sëmundjet që fshihen në pëllëmbën e dorës

Ndodh shpesh që të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe

Si mund ta largoni peshën e tepërt në formë natyrale

Dhjamosja e mëlçisë është një problem shëndetësor që ka të bëjë me akumulimin e sasive të mëdha të triglicerideve të yndyrës në qelizat e këtij organi. Mëlçia është e rëndësis

Info Tjera