Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/blog_obesity_scale.jpg

Përse shtojmë kilogramë në dimër?



Shpesh fajësojmë festat e fundvitit për kilogramët e tepërt, por nisur nga studime të shumta, ekzistojnë dhe shumë arsye të tjera, që çojnë në shtimin e peshës trupore.

Metabolizmi
Në dimër, metabolizmi ynë përmirësohet dukshëm; trupi përpiqet të djegë më shumë energji për të stabilizuar temperaturën.

E gjitha kjo përkthehet në më shumë nevojë për ushqim, me qëllim ndjekjen e ritmit të ri të mekanizmave trupore.

Çfarë mund të bëni?

Përpiquni të qëndroni ngrohtë, vishuni mirë dhe rrisni temperaturën e zyrës/ dhomës suaj.

Kështu i lehtësoni punë organizmit.

Qelizat tona ruajnë më shumë yndyrë
Një studim zbuloi se qelizat tona yndyrore reagojnë pozitivisht ndaj rrezeve të diellit.

Qelizat që janë më afër lëkurës, kur ekspozohen në diell, tkurren dhe kështu ruajnë më pak yndyrë.

Pra, nga ana tjetër, mungesa e rrezeve të diellit mund të rrisë aftësinë e qelizave për të ruajtur yndyrën, gjë që na bën të shtojmë peshë.

Çfarë mund të bëni? Ekspozohuni sa të mundeni në diell.

Po bëhemi gati për “letargji
Njerëzit janë shumë më të ngjashëm me arinjtë sesa ata mendojnë: të dy palët përpiqen të flenë gjatë muajve dimërorë.

Shkenca thotë se i ftohti nxit instiktet tona primitive dhe ne në mënyrë të pavetëdijshme përpiqemi të grumbullojmë kalori.

Diku thellë brenda nesh jeton ende frika se mos të mos jemi në gjendje të gjejmë lëndë ushqyese të nevojshme për trupin gjatë dimrit.

Çfarë mund të bëni? Merreni shtruar!

Bëhemi më të përgjumur
Mungesa e dritës së diellit ndikon në hormonet tona.

Gjëndrat tona pineale i përgjigjen mungesës së rrezeve të diellit duke prodhuar më shumë melatoninë, përgjegjëse për ciklin tonë të gjumit-zgjimit.

Pra, ne priremi të ndjehemi më të përgjumur, teksa nivelet më të larta të melatoninës mund të na rrisin oreksin.

Kështu, e shohim veten duke ngrënë më shumë dhe duke lëvizur më pak gjatë muajve të ftohtë.

Çfarë mund të bëni?

Mundohuni të kontrolloni prodhimin tuaj të melatoninës duke ngrënë ushqime që e përmbajnë atë dhe duke u ekspozuar ndaj rrezeve të diellit.

Domatet, ullinjtë, drithërat dhe qumështi i papërpunuar kanë sasi të konsiderueshme të melatoninës.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Zvogëloni sëmundjet e zemrës me një gotë qumësht

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse

Sëmundjet që fshihen në pëllëmbën e dorës

Ndodh shpesh që të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe

Si mund ta largoni peshën e tepërt në formë natyrale

Dhjamosja e mëlçisë është një problem shëndetësor që ka të bëjë me akumulimin e sasive të mëdha të triglicerideve të yndyrës në qelizat e këtij organi. Mëlçia është e rëndësis

Info Tjera