Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/Therefore-you-should-not-wear-makeup-under-a-mask.img_.jpeg.jpg

Pesë mënyra si të largoni ankthin e pandemisë



Periudha e gjashtë muajve të fundit cilësohet si një nga më stresueset për njerëzit në të gjithë globin.

Duke filluar që me karantinën e deri tek kufizimet e përditshme me të cilat haseni çdo ditë, mund të ndjeni edhe ankthin e vazhdueshëm mbi situatën.

Megjithëse është një ndjenjë e justifikueshme për këtë periudhë, ju mund të bëni diçka për ta mbajtur atë larg e për të ruajtur balancën tuaj mendore.

Më poshtë ju sjellim pesë këshilla se si të përballeni shëndetshëm me ndjenjat tuaja të ankthit apo ataket e panikut që shkaktohen nga ai.

Hapi 1: Nevoja për socializim
Nëse ka diçka me të cilën shumica e njerëzve po lufton është pa dyshim himbja e socializimit normal në jetën e përdotëshme.

Lidhjet sociale me njerëz të tjerë janë po aq të rëndësishme për njeriun sa kanë aftësi të përmirësjnë shëndetin mendor dhe të sjellin gëzim dhe qëllim në jetën tonë.

Studimet kanë zbuluar se ky aktivitet i trurit gjithashtu ka një efekt fizik, lidhja e fortë sociale përmirëson sistemin tonë imunitar dhe mund të zgjasë jetëgjatësinë.

Nga ana tjetër, është treguar se mungesa e lidhjes sociale mund të jetë më e dëmshme për shëndetin sesa mbipesha, pirja e duhanit dhe presioni i lartë i gjakut.

Duke thënë të gjitha këto ju mund ta kuptoni sa e rëndësishme është kjo hallkë për njeriun, ndaj pavarsisht distancave mos i shkëpusi lidhjet tuaja shoqërore.

Mundohuni të komunikoni sa më shumë me miqtë e të afërmit me anë të teknologjisë.

Hapi 2: Bëni plane
Bëni plane dhe realizojini ato me patjetër.

Organizoni diçka me personat brenda familjes, lini një orar për tu marrë me veten tuaj apo dilni një shëtitje nuk ka rëndësi.

Edhe nëse ndiheni në ankth për të gjitha këto procese mundohuni të angazhoheni me diçka të re çdo ditë duke dalë nga shtëpia e duke qëndruar të sigurtë nën masat e caktuara.

Hapi 3: Jini vetja
Për disa njerëz socializimi i tepërt apo aktivitete të caktuara nuk përbëjnë stilin normal të jetesës ndaj ju fokusohuni sa më shumë tek vetja dhe mos u sforconi.

Dilni nga shtëpia takoni njerëzit që ju bëjnë të ndiheni mirë në ndonjë park për një kohë të shkurtër e pastaj kthehuni në normalitetin tuaj.

Hapi 4: Qetësohuni
Pas një dite takimesh apo shëtitjesh është shumë e rëndësishme të ktheheni në shtëpi e të gjeni sërish rehatinë tuaj.

Merrni pak kohë për veten dhe bëni diçka që ju ndihmon të ktheheni në rutinën tuaj shtëpiake bëni një banjë, lexoni një libër, shikoni një shfaqje apo film që ju pëlqen apo gatuani një vakt të shijshëm.

Mos planifikoni shumë ngjarje shoqërore në një hapësirë të shkurtër kohe, thjesht merreni ngadalë tani dhe lejojini vetes më shumë kohë dhe hapësirë.

Hapi 5: Kurat natyrale
Një nga mënyrat më të mira për tu përballur me ankthin janë kurat natyrale.

Nuk po flasim për asgjë të ndërlikuar e të pamundur, por për konsumimin e ushqimeve të duhura.

Magnezi dhe vitamina B janë shumë të nevojshme gjatë kësaj kohe pasi ato ndihmojnë në largimin e stresit dhe shtojnë relaksin e qetësinë.

Kështu konsumoni shumë rrush, fara kungulli, banane apo bajame për magnez.

Ndërsa për të marrë vitaminë B pjesë e dietës tuaj të përditëshme duhet të jenë gruri, mishi, vezët e bulmeti.

Të fundit

Bëhuni gati të nisni ditën pa stres

Stresi në kohët e sotme është padyshim një nga problemet më të shpeshta tek njerëzit. Pak kohë më parë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi se pandemia e COVID-19 po rrit

Tri pijet e shëndetshme që duhet ti pini

Zgjedhja e ushqimit të shëndetshëm është shumë me rëndësi nëse dëshironi të ndiheni mirë. Sa kujdeseni në pijen tuaj gjatë ditës, a pini ujë mjaftueshëm sa i duhet organizmit tonë, t

7 gabime të nënave gjatë shtatzanisë që dëmtojnë foshnjën

Kur femrat mbeten shtatzëna ato përpiqen që të kenë dietën ushqimore më të shëndetshme për foshnjat dhe veten e tyre. Disa ushqime dhe pije nuk janë aspak të sigurta për konsum gjatë kë

Studim: Mbajtja e maskës zvogëlon rrezikun e infektimit me 77%

Distancimi social, higjiena e duarve dhe një maskë janë efektive në zvogëlimin e rrezikut të infektimit kur jeni në kontakt me një person që është pozitiv me Covid-19. Ky fakt konfirmohet e

Gratë që punojnë me orar të tejzgjatur, rrezikohen nga depresioni

Gratë të cilat punojnë me orë të zgjatura janë më të rrezikuara që të preken nga depresioni, dhe një gjë e tillë nuk ndodh me burrat. Studimi më i fundit i realizuar nga ekspertë britan

Si të mbrohemi nga gripi sezonal

Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne mënyre indirekte me prekjen e ob

Info Tjera